Lajme

Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 26 November 2024

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Kurti, punon dhe jeton në Beograd.

Reagimi i tij vije pas një deklarate të bërë nga gazetari Branislav Kërstiq.

Kryeziu ka thënë bashkëshortja e kryeministrit Kurti punon në Institutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI) dhe jeton midis Oslos dhe Prishtinës.

-Advertisement-

“Sigurisht që kjo deklaratë e z. Kërstiq është e pavërtetë, prandaj lajmin që ai e ka prodhuar është i rremë. Lajm i rremë sepse z. Kërstiq është gazetar me profesion. Profesion që e shkeli me dy këmbë mbrëmë. Papërgjegjësinë e tij të plotë publike dhe profesionale pa asnjë vetëpërmbajtje dhe verifikim e shpërndanë brenda orësh një numër i konsiderueshëm i medieve online dhe portaleve, duke u bërë platformë dhe altoparlantë të çfarëdo deklarimi armiqësor ndaj Kryeministrit. Për këtë gjë standardi është shumë i ulët, kurse vullneti duket të jetë i madh. Për hir të opinionit publik, bashkëshortja e Kryeministrit Kurti është e punësuar vetëm në Institutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare (NUPI) dhe jeton midis Oslos dhe Prishtinës. Gjithashtu, ajo nuk është anëtare në asnjë bord askund”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera