Fokus

Gazetari Dakaj e vë në siklet Dimal Bashën, pasi e pyet a je gati ta sfidosh fëmijën tënd ta praktikojë doracakun e edukatës seksụale

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 26 November 2024

Doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit kanë shkaktuar një valë debatesh dhe reagimesh në opinionin publik, kryesisht lidhur me përmbajtjen e tyre dhe ndikimin që mund të kenë në mësimdhënien e fëmijëve dhe adoleshentëve.

E pikërisht për këtë temë Gazetari Dakaj, pyeti deputetin e VV-së Dimal Bashën në “Podcast me Shkëlzen Dakaj” që është prodhim i Gazetës Infokus.

Dakaj i kërkoi Bashës një mendim personal për këtë pjesë.

-Advertisement-

“Ky është doracak, që është nisë prej ministrit Bajrami.. me fjalë të tjera i kish kalu të gjitha ministritë edhe mendoj që është mirë me i nisë qeto nisma që bëhen, edhe në rregull kanë me ja huqë diku, po ne jemi për me i korrigjua, Ministria jonë duhet me i korrigju edhe unë s’pajtohem me pjesët që me i lanë fëmijët në shkollë fillore që me i ekspozu disa tema që ata haber nuk kanë.. Veç të pajtohemi që patjetër duhet me i korrigjua, edhe mendoj që kjo është një lëshim që është bërë prej vitit 2015..” shtoi Basha.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera