Lajme

Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 25 November 2024

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhimit të Deponive, Dardan Velija ka larguar nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova.

Ai gjithashtu tha se Dardan Veliajt nuk i mjaftoi paga e kryeshefit e granti për bujqësi, ka filluar përndjekjen e familjarëve të dëshmorëve në NP KMDK.

“Dardan Velija e Naim Huruglica pozita e grante nga Qeveria Kurti! Dardan Veliaj i emëruar si Kryeshef në Kompaninë e Menaxhimit të Deponive nga Albin Kurti, përfitoi edhe grant për bujqësi nga Qeveria Kurti. Naim Huruglica këshilltar ne Ministri te Bujqesisë, përfitoi po ashtu grant për bujqësi nga Qeveria Kurti. Dardan Veliajt nuk i mjaftoi paga e kryeshefit e granti për bujqësi, ka filluar përndjekjen e familjarëve të dëshmorëve në NP KMDK.”

-Advertisement-

Tutje shtoi se ai e ka larguar nga puna vëllaun e dëshmorit Uran Tinova, Mehmetin, duke qenë person me probleme shëndetësore.

“Largimi i Mehmet Tinovës nga Dardan Veliaj u bë me qëllim që ta emëronte një drejtor tjetër të  prokurimit në NP KMDK. Po përse vallë Dardan Veliaj po përfiton kaq shumë nga Qeveria Kurti? A janë këto benificione e pëfitime për faktin se ai ishte me Albin Kurtin në Binçe në takim me vëllezërit Donqiq, me 17.01.2004? Apo i dhurohen favore e perfitime Dardan Veliajt nga Albin Kurti  që ai te mos flas për hollësitë e takimit ne Binqe.

“Bini i Binqes” dhuron pozita e grante qe ta mbuloj takimin e Binqes. Me këto skandale duhet sa më parë të merret Prokuroria.”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera