Lajme

Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 25 November 2024

Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë sqaruar pretendimet e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci.

Në konferencë ajo tha se nuk lejon që të njolloset emri i saj.

“Unë e kam nisur pa ndihmën e askujt. Në ndërkohë na janë bashkangjitur njerëzit e tjerë që na kanë ndihmuar”, tha Hoti në konferencë.

-Advertisement-

Ajo shtoi se nga viti 2015 janë refuzuar nga Ministria e Bujqësisë kur kanë aplikuar për grante.

“Nga 2015-ta e deri më sot nuk kemi marrë përkrahje. Arsyeja është e ndoshta nuk i kemi përmbushur kriteret në 2015-tën, kemi qenë shumë më keq sesa jemi sot, ka vazhduar në 2017-tën, por në 2023-ten kurrë më shumë s’ka qenë më e kompletuar se sot, duke marrë parasysh eksportin në vendet e BE-së, duke marrë parasysh eksportin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi eksportues i vetëm në ShBA”, tha ajo.

“Nuk dua ta akuzoj asnjë subjekt politik. Dyert tona kanë qenë të hapur për të gjithë, qoftë qeverisë, ambasdorëve apo edhe konsumatorëve”, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera