Lajme

Kurti e Sveçla vizitojnë veriun, vendosin gurin themeltar të nënstacionit policor dy kilometra afër kufirit me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 25 November 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë vendosur gurin themeltar të nënstacionit tek ura e lumit Bistricë gjatë javë së kaluar.

Ndërsa sot gjatë mëngjesit Kurti bashkë me Sveçlën e drejtorin e policisë, Gazmend Hoxha kanë vendosur gurin themeltar të nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit.

Kështu ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

-Advertisement-

May be an image of 1 person, helicopter and ski slope

‘’Të premten e javës së kaluar u vendos guri themeltar i nënstacionit policor tek ura e lumit Bistricë. Sot, në mëngjes, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gurin themeltar të nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit’’.

May be an image of 3 people

Ky nënstacion ëhtë vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Sipas Kurtit, në objektin e ri që pret të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera