Lajme

Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 24 November 2024

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart Krasniqi, në një konferencë për media, ka thënë se Komuna po e çon në falimentim kompaninë “Pastrimi”.

Ai deklaroi se kështu do të mbesin pa punë 900 punëtorë të kësaj ndërmarrje publike.

Krasniqi i bëri thirrje pushtetit lokal në kryeqytet që ta anulojë kontratën për menaxhimin e mbeturinave në vlerë prej 16.5 milionë eurosh.

-Advertisement-

“Kjo kontratë besojmë se është hapi i fundit para falimentimit të kompanisë ‘Pastrimi’ dhe rrjedhimisht papunësisë së më shumë se 900 punëtorëve. Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes së keqe që mbretëron në Prishtinë, sa i përket mbeturinave. dhe sigurisht kjo është e papranueshme për ne dhe për qytetarët e Prishtinës. Megjithatë, hapja e kësaj thirrjeje publike nga Komuna e Prishtinës, dhe mundësia që grumbullimi i mbeturinave të bëhet nga një operator privat, na dëshmojnë se i gjithë procesi i mbytjes së Prishtinës nga mbeturinat, gjatë tre viteve të fundit, është bërë qëllimisht nga ekzekutivi komunal për të ndryshuar më pas rregulloren për menaxhimin e mbeturinave, të futet një nen që lejon privatin operatorët të hyjnë në treg, dhe tani hapi i fundit, tenderi i madh 16.5 milionësh, ku e marrin privatët e tregut, ndërsa ‘Pashtrimi’ falimenton për mungesë të ardhurash 900 familjeve iu rrezikohet mirëqenia sociale”, tha ai gjatë konferencës.

Samblisti i VV-së Besart Krasniqi: Komuna e Prishtinës po e falimenton “Pastrimin”

Ai ka thënë se tenderi prej 16.5 milionë euro është produkt i nisur nga qeveria LDK-PDK dhe tashmë i vazhduar dhe pothuajse i realizuar nga LDK-ja e udhëhequr nga Përparim Rama.

Krasniqi tha se si rezultat i këtij aksioni po rrezikohet një grant prej 70 milionë euro nga KfW për “Pastrim”, dhe me çfarë mjetesh do të zgjidhej njëherë e përgjithmonë problemi i mbeturinave në kryeqytet.

“Duhet pranuar se gjendja në ndërmarrjen ‘Pastrimi’ është e rëndë dhe fajin për këtë, përveç ekzekutivit komunal që nuk ka investuar në zhvillimin e kapaciteteve teknike, është edhe menaxhmenti aktual dhe i kaluar i ndërmarrjes. Abuzimi, keqpërdorimi, keqmenaxhimi dhe mbipopullimi i ndërmarrjes me militantë partiakë ka rezultuar me performancë të dobët dhe mungesë të stabilitetit të ndërmarrjes është më e lehta, por është më e dëmshmja për publikun dhe për punëtorët Qasja dhe mendësia e LDK-së për favorizimin e sektorit privat në kurriz të publikut po shprehet edhe këtë herë , e cila ka përballuar shumë stuhi, është rrezikuar seriozisht në kohën e qeverisjes së LDK-së në Prishtinë, kjo nuk duhet të ndodhë dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodhë”, tha Krasniqi para mediave.

Asamblisti i VV-së bëri thirrje, të krijohet një plan afatshkurtër për rritjen emergjente të kapaciteteve teknike dhe menaxheriale të “Pastrim” dhe të krijohet një master plan për rigjallërimin dhe fuqizimin e ndërmarrjes dhe një efikasitet të sistemit të menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera