Lajme

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 23 November 2024

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO-s është dëshirë e hershme, pasi një herë duhet të finalizohet Marrëveshja e Ohrit.

Por, ai nuk lë anash mundësinë, madje vlerëson lart presidenten Vjosa Osmani, për të cilën thotë se po luan rol pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtar.

“Presidentja Osmani po luan një rol tejet pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe shumë shpesh ka kontakt me presidentin Macron. Gjithmonë ka avokuar për koordinim ndërmjet Kosovës dhe ndërkombëtarëve dhe të gjithë i jemi falënderues asaj për këtë”, tha Guerot.

-Advertisement-

“Është e parakohshme të shkojmë në atë drejtim (anëtarësimi i Kosovës në NATO), sepse kemi diçka që është shumë e rëndësishme, Marrëveshja e Ohrit, të cilën e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet edhe për Kosovës dhe Serbinë”.

Ai tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë kusht edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Diplomati francez tha se marrëveshja e shkurtit 2023, Bruksel-Ohër, ka shumë material brenda saj për Kosovën, lidhur me integritetin territorial, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare…

“Kjo marrëveshje ka potencialin për të qenë pikë kthese në historikun e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe duhet të zbatohet. BE-ja konsideron se të dyja vendet janë zotuar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, dhe ne konsiderojmë se është detyruese, andaj kjo merret parasysh edhe në marrëdhëniet e BE-së me Kosovën edhe me Serbinë”, u shpreh Guerot, për Klan Kosova.

Ambasadori francez tha se draft-statuti i propozuar nga BE-ja për Asociacionin duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, ndonëse theksoi se është i vetëdijshëm për frikën që ka ngritur çështja e Asociacionit, “…por ne e kemi thënë shumë herë se duam që Kosova të jetë shtet plotësisht funksional. Kemi qenë instrumental më 1998, 1999 dhe 2000, donim që edhe Kosova të jetë funksionale”

Arsyeja pse BE-ja e ka propozuar draftin e statutit për Asociacionin, Guerot tha se është fakti se askush nuk po bënte propozime.

“Konsideroj se dërgimi i këtij draft-statuti në Kushtetuese do të ishte hap shumë i rëndësishëm”.

Asociacioni, tha ai, “do të jetë” kusht edhe për BE, e jo vetëm për KiE.

Nga Kosova, tha ai, pritet themelimi i Asociacionit dhe se hapi i parë në këtë drejtim është dërgimi i draftit në gjykatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera