Lajme

Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 23 November 2024

Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reagim lidhur me deklarimet e bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, lidhur me grantet që ka marrë ky biznes.

Fahrije Hoti që drejton këtë biznes i ka quajtur shpifje deklarimet e ministrit Peci dhe ka thënë se po bëhet përpjekje për politizim të kësaj çështje.

Ajo nën shoqërimin e dy avokatëve, ka thirrur konferencë për media për ditën e hënë më 25 nëntor.

-Advertisement-

Thirrje publike për mediat: Demontimi i shpifjeve të ministrit Faton Peci ndaj “KB KRUSHA” dhe znj. Fahrije Hoti

Duke marrë parasysh se kohëve të fundit, përmes rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të Facebook-ut të Ministrit të Bujqësisë, z. Faton Peci, po qarkullojnë deklarata dhe informacione të pabaza dhe tendencioze, me pretendimin se znj. Fahrije Hoti është paditur nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2017 për kthimin e një shume prej 17,800 eurosh, ne ndjejmë të nevojshme të reagojmë.

Gjithashtu, kemi vërejtur një përpjekje për të politizuar këtë situatë, duke e lidhur atë me ngjyrime partiake, çka është e papranueshme dhe e pavërtetë.

Për këtë arsye, ftojmë të gjitha mediat e Kosovës të marrin pjesë në një konferencë shtypi, ku do të paraqiten fakte dhe argumente që demantojnë këto pretendime të rreme të shpërndara nga z. Peci.

Detajet e ngjarjes:

  • Data: 25.11.2024
  • Ora: 11:00
  • Lokacioni: Sallën e konferencave të “KB KRUSHA”

Ju mirëpresim për të ndjekur të gjitha zhvillimet dhe për të parë të vërtetën e kësaj çështjeje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera