Lajme

Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 23 November 2024

Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin Jazhincë të Shtërpcës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me datën 23.11.2024 rreth orës 07:30 në fshatin Jazhincë të Shtërpcës një person në oborrin e shtëpisë kishte vërejtur trupin e një personi pa ndjenja dhe kishte lajmëruar policinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e policisë dhe mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare të Shtërpcës , të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit Z. S ( M/K) i moshës 61 vjeçar”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Veseli tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonalë dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera