Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 23 November 2024
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulme duke përdorur një raketë eksperimentale balistike me rreze të mesme veprimi, derisa Ukraina e dënoi testimin e armës me aftësi bërthamore në territorin e saj si një “krim ndërkombëtar”.
Duke folur në një konferencë të mbrojtjes të premten, Putin kundërshtoi pretendimet e SHBA-së se Rusia posedonte vetëm një “grusht” raketash balistike me shpejtësi të madhe, duke thënë se ushtria kishte mjaftueshëm për të vazhduar t’i testonte ato në “kushte luftarake” dhe që të kishte një seri prodhimesh, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
“Testet [e sistemit raketor] kanë kaluar me sukses dhe unë ju përgëzoj të gjithëve për këtë”, tha Putin, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
“Siç është thënë tashmë, ne do të vazhdojmë këto teste, duke përfshirë edhe në kushte luftarake, në varësi të situatës dhe natyrës së kërcënimeve që janë paraqitur për sigurinë e Rusisë, veçanërisht duke pasur parasysh që kemi mjaft artikuj të tillë, sisteme të tilla gati për përdorim në aksione”.
Në të njëjtën konferencë, komandanti i forcave raketore strategjike ruse Sergei Karakayev tha se raketat mund të godasin objektiva në të gjithë Europën.
“Në varësi të objektivave dhe gamës së kësaj arme, ajo mund të godasë objektiva në të gjithë territorin e Europës, gjë që e veçon atë nga llojet e tjera të armëve të drejtuara me saktësi me rreze të gjatë”, tha Karakayev.
Rusia lëshoi raketën eksperimentale, të cilën zyrtarët amerikanë e përshkruan si një dizajn të modifikuar bazuar në raketën balistike ndërkontinentale ruse RS-26 Rubezh me rreze më të gjatë veprimi, kundër një fabrike raketash në qytetin ukrainas Dnipro. Si Vladimir Putin, ashtu edhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se raketa është në gjendje të mbajë një kokë bërthamore.
Të tjera
-
Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, Peci publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019
Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krush...
-
Raportimet për pezullim të granteve, Pacolli: Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni paret cent më cent!
Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci,...
-
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Dremoratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ësht...
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...