Lajme

Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur

Autori: Gazeta inFokus 10:51 | 23 November 2024

Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID, ka folur lidhur me bashkëpunimin e deritashëm me Qeverinë e Kosovës.

Lidhur me shqetësimet e ngritura nga zyrtarët amerikanë për partneritetin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës me Qeverinë Kurti, McKee ka thënë se çdo raport ka uljet e ngritjet e veta, por se partneriteti me popullin e Kosovës ka mbetur i qëndrueshëm dhe i palëkundur.

“Por, gjithashtu mendoj se, nga ajo që kam parë gjatë këtij udhëtimi, ju i kapërceni pengesat ekzistuese dhe identifikoni bazamentin e përbashkët, qëllimet e përbashkëta drejt realizimit të të cilave keni punuar dhe vazhdoni të punoni së bashku, përgjatë qeverive të ndryshme të Kosovës dhe administratave të SHBA-së. Mendoj se, ashtu siç e keni parë gjatë punës sonë, partneriteti ynë, veçanërisht me popullin e Kosovës, ka mbetur i qëndrueshëm dhe i palëkundur”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

E pyetur nëse ka pasur raste kur USAID-i është dashur ta ndërpresë përkohësisht bashkëpunimin me Qeverinë Kurti, McKee është përgjigjur se “Ne asnjëherë nuk e kemi ndërprerë punën tonë dhe nuk e kemi ndërmend ta bëjmë këtë”.

“Mendoj se, ashtu siç e keni parë gjatë punës sonë, partneriteti ynë, veçanërisht me popullin e Kosovës, ka mbetur i qëndrueshëm dhe i palëkundur. Politika nganjëherë mund të hedhë hije mbi punën e mirë që ne bëjmë, që populli amerikan dëshiron të bëjë me popullin e Kosovës. Dhe mendoj se, siç e keni parë, prania jonë, programet dhe puna jonë kanë mbetur të pandryshuara”, ka thënë McKee në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Ajo ka folur edhe me pritjet për Qeverinë e ardhshme, duke theksuar se nuk u intereson se kush i fiton zgjedhjet, por që ato të jenë të lira, të drejta dhe transparante.

“Pra, janë qytetarët e Kosovës ata që do t’i zgjedhin prijësit e tyre, ndërsa partneriteti ynë do të sigurojë që zëri i tyre të dëgjohet, votat e tyre të numërohen dhe, pavarësisht se kush del fitues i zgjedhjeve, të funksionojë procesi i lirë dhe i drejtë demokratik. Kjo është mënyra për të siguruar besimin në demokraci, pa marrë parasysh se kush fiton”, ka deklaruar ajo.

McKee, e cila po viziton Kosovën me rastin e 25-vjetorit të punës së USAID-it në Prishtinë, thekson se prioritetet e USAID-it në të ardhmen do të fokusohen në ofrimin e ndihmës për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike, në tranzicionin drejt një energjie më të gjelbër dhe të rinovueshme dhe në konsumimin e mundësive ekonomike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera