Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
09:13 | 23 November 2024 Autori: InfokusiPolicia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndodhën dje brenda një ore.
Njëri aksident ka ndodhur në fshatin Dobërlan të Suharekës. Sipas Policisë, një grua nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku, ku si pasojë ajo edhe pesë pasagjerë kanë pësuar lëndime. Një prej tyre ka vdekur.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Fsh. Doberdolan, Suharekë 22.11.2024 – 18:15. Vozitësja femër kosovare, me veturë nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasojë, vozitësja dhe pesë pasagjer kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjeret është dërguar në QKUK ku më pas ka vdekur, ndërsa të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit janë liruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Aksidenti tjetër ka ndodhur më Krushë të Madhe të Rahovecit, ku një burrë ka goditur një këmbësor, i cili ka vdekur.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec 22.11.2024 – 17:05. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që më veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, si pasojë e aksidentit viktima ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.