Lajme

Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 22 November 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qeveria ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se gjatë mandatit afro katër vjeçar shumë xhami të Kosovës janë në gjendje më të mirë dhe u shërbejnë besimtarëve e vizitorëve, “si rezultat i restaurimeve profesionale”.

“Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë. Puna jonë ka qenë e përditshme, sistematike. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit. Për të vazhduar pastaj me mandatin tjetër. Shumë xhami të Kosovës sot janë në gjendje më të mirë dhe u shërbejnë besimtarëve e vizitorëve, si rezultat i restaurimeve profesionale, në këto më pak se katër vjet”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Kryeministri mes tjerash ka shkruar se në shumë asete islame punimet kanë përfunduar ose janë në zbatim, ndërsa në shumë të tjera po hartohen projektet dhe zhvillohen procedurat e prokurimit.

“Investimet tona për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame nuk do të ndalen as viteve në vijim. Kemi ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme për përfundimin e punimeve nga TIKA në Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë, pas më shumë se një dekadë stagnim e degradim. Me kujdes të shtuar profesional po vazhdojnë punimet e fazës së dytë restauruese në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren, ku investimi kap vlerën 500 mijë euro. Me ndërmarrjen e masave emergjente kemi ndalur degradimin e mëtejmë të Xhamisë së Mazhiqit në Mitrovicë, ndërsa kemi ndarë 500 mijë euro në buxhetin e ri për fazat pasuese” ka thënë ndër të tjera Kurti.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera