Lajme

Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër

Autori: Gazeta inFokus 21:34 | 22 November 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia janë sinonim i propagandës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, tha se projekti për ndërtimin e QKMF-së në Mamushë ishte nënshkruar dhe nisur gjatë mandatit ku ai ka shërbyer si ministër i shëndetësisë.

“JU JENI DEFINICIONI I PROPAGANDËS!  Sot, kryeministri Kurti e ministri Vitia u krenuan me përurimin e QKMF-së në Mamushë, projekt ky i nënshkruar dhe nisur gjatë qeverisjes sime si ministër i Shëndetësisë.Pra, thënë shkurt e qartë këta dalin në fotografi duke prerë shirita, për punët të cilat janë bërë nga unë si ministër, e mjetet të cilat i kemi siguruar ne si Qeveri gjatë vitit 2021. Dhe pa asnjë etikë e moral, GËNJEJNË!”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Gjithashtu ai përmes këtij postimi tha se ata janë të paaftë e mashtrues.

“Të paaftë, të dobët, mashtrues…Sepse për 4 vite s’kanë realizuar asgjë, e disi duhet bërë propagandë! Shëndetësinë e keni fundosur!  9 shkurti, do t’ua tregojë vendin!”, tha tutje ai.

Ndryshe Zemaj bashkëngjitur me këtë postim ka shpërndarë edhe një video ku ai ishte pjesë në nisjen e punimeve të këtij projekti./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera