Lajme

Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 22 November 2024

KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Në njoftim thuhet se ata janë duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojnë secilin konsumatorë që po u drejtohet Qendrës së Thirrjes, por ka kërkuar mirëkuptimin e tyre përgjatë kohes kur u duhet të presin në linjë.

“Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike. Rrjedhimisht, edhe numri i konsumatorëve që i drejtohen Qendrës së Thirrjes, për të marrë informata është rritur dukshëm”.

-Advertisement-

“Ne jemi duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojmë secilin konsumatorë, por kërkojmë mirëkuptimin tuaj përgjatë kësaj kohe kur duhet të presin në linjë”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera