Lajme

Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 22 November 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Zyra e Presidentes ka njoftur se në këtë Forum, Osmani do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë me temë “Epoka e optimizmit – tani varet nga ne”.

Në agjendën e presidentes Osmani gjatë vizitës në Halifax do të jenë edhe një sërë takimesh bilaterale me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve të tjera si dhe do ta ketë edhe një ligjëratë para studentëve dhe një takim me përfaqësues të mërgatës në Halifax.

-Advertisement-

Ndryshe, Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është ngjarje vjetore, e cila mbledh vendimmarrësit në kërkim të zgjidhjeve që kanë të bëjnë me sferën e sigurisë globale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera