Fokus

“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”

Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 22 November 2024

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, po vazhdojnë të përballen në Hagë me dëshmitarët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

 

-Advertisement-

 

Deri më tash janë dëgjuar 105 dëshmitarë, shkruan Gazeta Infokus.

Monitoruesi i gjithë këtij procesi, avokati Amer Alija, i cili gjithashtu është pjesë e Fondit për të Drejtën Humanitare, tregon se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, mbase mund të lirohen nga paraburgimi dhe t’u caktohet masa e arrestit shtëpiak, pasi që të përfundon dëgjimi i të gjithë dëshmitarëve të Prokurorisë.

“Me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë, atëherë shumica prej kushteve të parashikuara për caktimin e masës së sigurisë së paraburgimit, mund të zvogëlohen”, analizoj Alija, i cili thekson se megjithatë vlerësimi i kushteve do të varet nga trupi gjykues.

“Mund të shqiptohen masa më të buta si arresti shtëpiak, lajmërimi në stacionin policor dhe masa të tjera, ashtu siç janë shqiptuar tek i dyshuari apo i akuzuari Isni Kilaj”, tregon Alija.

Dëgjimi i dëshmitarëve të Prokurorisë është vendosur që të përfundoj më 15 prill të vitit të ardhshëm.

Pas kësaj date do të vazhdoj dëgjimi i dëshmitarëve të mbrojtjes dhe pas kësaj trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendimin. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera