Lajme

Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 22 November 2024

Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur në një automjet pa targa.

Sipas policisë, ngasësi i automjetit ishte një 11-vjeçar, ndërsa më atë si pasagjerë ishte babai i tij.

“Automjetin të cilin drejtonte i mituri ishte i modelit ‘Lamborghini’ pa tabela të regjistrimit, e poseduesi i mjetit nuk ka arritur të prezantoj fizikisht asnjë dokument mbi pronësinë e mjetit”, thuhet në njoftimin  e policisë.

-Advertisement-

“Nga policët në detyrë prindit të ngasësit i është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje dhe automjeti është konfiskuar , i njëjti është dërguar në stacionin policor të Prizrenit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera