Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 22 November 2024
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin me anëtarët e Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut.
Sipas tyre, deputetët s’kanë bërë asgjë dhe i kanë anashkaluar kërkesat e grave greviste, andaj takimi tani është i padobishëm.
Në emër të grave greviste foli kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili tha se zëvendësimi i tyre në Kuvendin e Kosovës, është çështje ligjore dhe po presin raportin e Inspektoratin e Punës, raporton kp.
“Nuk kemi bërë asgjë për neve. Na keni lënë në temperatura -5 këtu dhe tani e gjithë kjo do të përfundojë në Inspektorat të Punës. Keni thënë nga Kuvendi se kjo ka prapavijë politike dhe shumë gjëra. Ne kemi kërkuar 550 euro dhe i kemi pas 270 euro, mirëpo s’keni bërë asgjë. Marre për Kuvendin e Kosovës. Ne kemi besuar në ligj dhe sot po besojmë në ligj. Tani s’na nevojitet askush, mirëpo na nevojitet raporti i Inspektoratit të Punës. Ju jeni ata që na keni qit në holl të Kuvendit, që keni thyer ligjin e grevës dhe ne jemi gjithçka në rregull”, tha ai.
Për të diskutuar me gratë greviste doli kryetarja e komisionit, deputetja Duda Balje, e cila kërkoi nga punëtoret teknike të Kuvendit të mbajnë takim, mirëpo që edhe ajo u refuzua.
“Ne kemi lënë Kuvendin dhe personat përgjegjës për me gjet zgjidhje për këtë punë. Ne kemi menduar si komision që me gjet zgjidhje. Nëse doni me hy brenda ne si komision mendojmë se është shkelje e drejtave dhe i kemi thirr gratë me bisedu me neve. Keni thirrje publike që me hy brenda dhe me gjet zgjidhje”, tha ajo.
Pas refuzimit, deputetja Balje vazhdoi mbledhjen e komisionit. Ajo tha se pas takimit me gratë greviste kanë menduar të thërrasin Sekretarin e Kuvendit dhe përgjegjësit e kompanisë së pastrimit në Kuvend.
“Në momentin kur kemi konstatu si komision se është problemi i madh, ne sot kemi vendos me thirr dhe bisedu me gratë. Kurse javën tjetër me thirr sekretarin dhe pronarin e firmës që është përgjegjës dhe me punu me gjet një zgjidhje. Ato refuzuan me qenë me neve”, shtoi ajo.
Ndërkaq, anëtarja e komisionit, deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, tha se shkëputja e njëanshme e kontratës nuk i kontribuon këtij rasti.
Mirëpo ajo tha se ende si komision nuk i disponojnë të gjitha informatat për këtë rast dhe se tani po trajtojnë a janë shkel të drejtat e punëtorëve, rrjedhimisht edhe të njeriut.
“Një shkëputje e njëanshme nuk i kontribuon këtij rasti, mirëpo ende ne nuk disponojmë të gjitha informatat. Ne tash kemi fillu me trajtu nga këndvështrimi a janë shkel të drejtat të punëtorëve dhe të njeriut”, theksoi ajo.
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se janë shkelur të drejtat e njeriut me rastin e punëtorëve teknike të Kuvendit të Kosovës.
“Më vjen keq që s’kanë ardhur zonjat, mirëpo ato e kanë të drejtën e tyre mos me ardh. Kompania është çelësi dhe thelbi kryesor që duhet me u marrë. Nëse ka ndonjë klauzolë në secilën kompani që ka shërbyer në këtë kuvend pasi ka qenë shërbim i privatizuar nga jashtë, mirëpo me klauzolën që do të përdoren njerëzit që punojnë brenda.
Kushdo qoftë që ka qenë kompania të njëjtat gra i ka aktivizuar në proces të punës. Çka ka ndodh tash është thelbi i problemit. E para që s’janë kontributet e tyre herë pas here dhe e treta i kanë dërgu gratë me punu zyra të tjera jashtë kuvendit dhe askush s’është merr me atë punë. Ne jemi vonu me i dëgju që kanë qëndru para derës sonë aty”, theksoi Hoxha.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...