Lajme

Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 22 November 2024

Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Ndërsa, gjatë këtij muaji, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 450.55 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.61 GWh ose 4,55 për qind më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shkruan kp.

Ndërsa, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9,79 për qind.

-Advertisement-

“Importi i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit)”, thuhet në raportin e Agjencia e Statistikave të Kosovës të publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin shtator 2024 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë..

Ndësa, sipas ASK-së, prodhimi i thëngjillit ishte rreth 599.92 mijë ton, ose 0,42 për qind më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera