Lajme

Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 22 November 2024

Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarëve të Bullgarisë, përfshirë presidentin e këtij shteti Rumen Radev.

Gjatë periudhës së lartcekur janë organizuar 21 vizita të zyrtarëve të Kosovës në Bullgari, përfshirë këtu takimin e kryeministrit Kurti me homologun e tij atje, Dimitar Glavchev dhe presidentin Radev.

Kjo u tha në një komunikatë të lëshuar nga kryeministria, pasi shefi i qeverisë kosovare e mirëpriti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Gudjev për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e tij për të avancuar e thelluar marrëdhëniet ndërmjet Kosovë dhe Bullgarisë, që këtë vit shënojnë 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, dhe i uroi suksese në angazhimet e radhës”, shkruan në kumtesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera