Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 22 November 2024
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë.
Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Raste të shumta janë zbuluar kohëve të fundit edhe në Burgjet e Kosovës.
Në Shërbimin Korrektsues të Kosovës gjatë dhënë periudhës 2021 deri më tani janë parandaluar rreth 500 raste të hyrjes së substancave narkotike nga jashtë.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, në një prononcim dhënë për portalin rtv21.tv ka thënë se kontrolla e vizitorëve që dëshirojnë të vizitojnë, gardianët gjatë hyrjes i kontrollojnë ata në sallën e vizitave me një bastisje të detajuar.
Ai gjithashtu përmend edhe bashkëpunimin e rregullt të SHKK me Policinë e Kosovës.
“Stafi në Qendrën Korrektuese të Dubravës kryen bastisje çdo ditë në mënyrë rutinore në çdo vendpunim. Po ashtu, vizitorët që vijnë për të vizituar të burgosurit i nënshtrohen procedurave të bastisjes në portën zero dhe gjatë hyrjes në sallën e vizitave, ku u bëhet një bastisje e detajuar. Duke ju referuar rasteve ne fjale, ju njoftojmë se SHKK ka bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë e Kosovës dhe te gjitha këto raste lajmërohen në Polici”, ka thënë Gashi.
SHKK e pyetur për vendet më të quditshme se ku gjendet droga tek të burgosurit, bën të ditur se zakonisht droga gjendet në pastë dhëmbësh dhe në rroba të sjella nga familjarët.
“Vendet më të çuditshme ku janë gjetur lëndët narkotike përfshijnë: pjesë të brendshme të trupit, pastë dhëmbësh, të brendshme, kabllo të DVD-së, resho elektrike, televizorë, rroba të sjella nga familjarët, zona sterile përmes gjuajtjes nga jashtë dhe ndonjëherë në banjat e përbashkëta”, tregon Gashi nga SHKK për portalin rtv21.tv.
Sa ka kontrolla të burgosurëve në Shërbimin Korrektues të Kosovës?
“Në lidhje me masat e shtuara për luftimin dhe parandalimin e kontrabandës, fillimisht Drejtoria Qendrore ka përpiluar një plan operativ, përmes të cilit ka nisur zbatimi strikt bazuar në analizat e dalura nga menaxhmenti i institucionit. Ky plan përqendrohet në bastisje të rregullta dhe të qëllimshme, si dhe në intensifikimin e tyre në secilin pavijon. Gjithashtu, përfshihen bastisje individuale për çdo të burgosur gjatë hyrje-daljeve nga paviani dhe në hapësira të tjera. Po ashtu, përforcohet angazhimi i njësitit K9, bashkëpunimi dhe koordinimi me NJIK dhe organet e tjera relevante të sigurisë dhe ndjekjes penale, funksionalizimi i qindra kamerave shtesë për mbikëqyrjen e çdo lëvizjeje, ngritja e vigjilencës në secilën kullë vrojtuese aktive, rotacioni i stafit dhe i vendpunimeve me ndjeshmëri në kuptim proaktiv, etj”, tha Gashi.
Nga SHKK tregohen statistikat e rasteve me gjetje të substancave narkotike në Qendrën Korrektësuese të Dubravës ndër vite dhe tani.
“Deri më tani, në Qendrën Korrektuese të Dubravës evidentohen 47 raste të gjetjes dhe parandalimit të kontrabandës, nga të cilat pjesa dërrmuese janë raste parandaluese, kryesisht të substancave të dyshuara si narkotikë. Po ashtu, ju njoftojmë së në të gjitha institucionet korrektuese nga viti 2018 deri ne vitin 2020 janë parandaluar 84 raste, ndërsa nga viti 2021 deri më tani janë parandaluar rreth 500 raste”, bën të ditur Gashi.
Njohësi i sigurisë Arben Dashevci për portalin rtv21.tv në lidhje me këtë çështje, ka thënë se duhet të ketë masa më të ashpëra për parandalimin e futjes së drogave në Shërbimet Korrektësuese të Republikës së Kosovës.
“Në Republikën e Kosovës ballafaqimi me këtë dukuri të shëmtuar dhe të dëmshme është sfidë që luftohet në vazhdimësi nga organet përgjegjëse, ështê shqetësuese sepse numri i përdoruesve është në rritje të vazhdueshme dhe problemet po i shohim në çdo cep të Kosovës, sepse në shumicën e rasteve vinë nga përdoruesit e substancave narkotike”, tha Dashevci.
Hyrja e lirshme e drogës në Dubravë, sipas njohësit të sigurisë është e papranueshme.
“Jemi dëshmitarë të asaj që dëgjojmë se edhe në institucionet korrektuese sikurse shembulli në Dubravë, ka shumë raste kur drogat herë pas herë hynë në forma të ndryshme dhe kjo është e papranueshme”, tha Dashevci për portalin rtv21.tv
Ndërkohë sa i përket hyrjes së drogës në Qendra Korrektësuese të Republikës së Kosovës, njohësi i sigurisë e mohon prurjen e drogës nga vizitorët që vizitojnë të burgosurit.
“Sipas mendimit tim nevojiten masa më të ashpëra preventive me qëllim të vetëm parandalimi, sepse drogat vinë nga ata që vizitojnë të burgosurit pra nga familjarët, shokët etj. Droga kalon në kontrolle, këtu mendoj unë ka lëshime ku korrupsioni po luan rolin kyq”, ka thënë ai.
Çfarë hapash duhet të ndërmarrin institucionet kompetente për parandalimin e kësaj dukurie?
“-Të ashpërsohen kontrollat në hyrje, dhe për çdo vizitorë.
-Pajisjet e fundit teknologjike të vendosen në vende gjegjëse aty ku dyshohet se ka lëshime.
-Trajnimi në vazhdimësi e stafit dhe përzgjedhja e më të mirëve nga gardianët, pra me integritet dhe etikë të lartë.
-Luftimi i korrupsionit brenda institucionit.
Njësitet e vëzhgimit, inteligjenca në kuadër të institucionit duhet të jetë më pro aktive për vëzhgimin, identifikimin dhe zbulimin e stafit që bashkëpunojnë me ata që nuk duhet, gjithmonë preventivë me qëllim parandalimin e kësaj dukurie që po e përsëris është shqetësuese si për institucionin që e përmendët por edhe në vende tjera, shkolla, lokale, rrugë, institucionet korrektësuse etj”, apelon Dashevci.
Psikologia, Dafina Prokshi për portalin rtv21.tv, ka thënë se në qdo përshkrim neurologjik në Kosovë është i gjindur përshkrimi i terapisë psikotike.
“Përgjatë trajtimit psikoterapeutikë qdo herë e më shum për çrregullime të ndryshme për të rritur apo për fëmijë, pothuajse në çdo të dytin përshkrim neurologjik tek ne gjenë të përshkruar terapi psikotike, mendoj që kjo është shum e shprehur në vendet ballkanike dhe mendoj se arsyeja është nga mos marrja e informacioneve të reja, me terapitë e reja, me njohuritë dhe rezultatet e studimeve të reja që dalin qdo ditë e më shum”, tha Prokshi.
Kujtojmë se të martën e kësaj jave është parandaluar futja e kontrabandës së drogës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas njoftimit të SHKK, thuhet se në bazë të burimeve të besueshme, është pranuar informacion se në pjesën veriore jashtë perimetrit të murit do të tentohej të hidhej një pako me materiale të paligjshme me 170 gramë.
“Menjëherë pas marrjes së informacionit, është organizuar një plan për kontrolle dhe bastisje, i cili ka rezultuar me gjetjen e një pakete të mbështjellë në qese najloni. Pas hapjes së saj, është konstatuar se paketa përmbante lëndë të dyshuar narkotike dhe katër palë kufje. Pesha e përgjithshme e materialeve, së bashku me mbështjellësin, u mat në 170 gramë”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...