Lajme

Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme

Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 22 November 2024

Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë.

Kjo pasi erërat e forta dhe reshjet e shiut bënë që Peja të mbetet pa rrymë, njofton Klankosova.tv.

Por moti i ligë solli edhe disa probleme tjera në këtë komunë, si rrëzim të drunjve, rrëzim të shtyllave elektrike, duke shkaktuar rrezik për banorët përreth.

-Advertisement-

Lidhur me këtë, ka folur gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci.

“Mbrëmë ishte natë e qetë, por një natë më parë kishim reduktime të mëdha në disa lagje të qytetit, mirëpo ajo që ka vërejtur syri i kamerës sonë është një dëm shumë i madh, në Parkun e Madh të qytetit”, tha Daci për “Ora Shtatë”.

“Lisë të mëdhenj kanë pësuar nga erërat e forta, shkurre, dhe jo vetëm në këtë park. E rrezikshmëria është e lartë sepse ka shumë qytetarë që e frekuentojnë këtë vend”.

“Pas ndaljes së energjisë elektrike, pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e KEDS-it, por ajo që po përsëritet vazhdimisht është se mjafton një erë e vogël të fryjë në Pejë, e një numër i konsiderueshëm mbetën pa rrymë, problem ky që nuk po zgjidhet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera