Kina dhe Brazili ngrenë marrëdhëniet dypalëshe
Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 21 November 2024
Kina dhe Brazili vendosën të mërkurën ngritjen emarrëdhënieve të tyre në një komunitet me një të ardhme të përbashkët që punon së bashku për të ndërtuar një botë më të drejtë dhe një planet më të qëndrueshëm.
Vendimi u bë gjatë në një takimi midis presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij brazilian, Luiz InácioLula da Silva që u zhvillua në Pallatin Presidencial në kryeqytetin brazilian Brazilia.
Sipas kreut të shtetit kinez, marrëdhëniet Kinë-Brazil jo vetëm kanë përmirësuar mirëqenien e dy popujve, por gjithashtu kanë mbrojtur interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim, kanë rritur edhe forcën e zërin e Jugut Global, duke kontribuuar për paqen dhe stabilitetin botëror.
Ai sugjeroi thellimin e bashkëpunimit në fusha tradicionale ekonomiko-tregtare, infrastrukturore, financiare, tekniko-shkencore dhe atë të mbrojtjes së mjedisit, duke forcuar bashkëpunimin në fusha si hapësirë ajrore, shkencë dhe teknologji bujqësore dhe energji e pastër. Gjithashtu, Kina do të shtojë bashkëpunimin me Brazilin për zbutjen e varfërisë, në mënyrë që të dy popujt të kenë një jetë më të mirë.
Ndërkohë, homologu i tij brazilian Lula u shpreh në takim se vendi i tij po pret të bashkëpunojë me Kinën për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët Kinë-Brazil dhe të krijuar një botë më të drejtë dhe një planet më të qëndrueshëm.
Brazili po promovon fuqishëm strategjitë e zhvillimit, si “Plani i Rritjes së Përshpejtuar”, “Plani i Ri Industrial” dhe “Plani i Rrugës së Integrimit të Amerikës së Jugut” që përputhen me nismën e Kinës “Një brez, një rrugë”. Forcimi i ndërlidhjes së strategjive të zhvillimit do ta ndihmojë në masë të madhe procesin e riindustrializimit të Brazilit, do të promovojë integrimin e Amerikës së Jugut dhe do të krijojë një shembull të unitetit, bashkëpunimit dhe përfitimeve të ndërsjella ndërmjet vendeve në zhvillim.
Brazili është gjithashtu i gatshëm të vazhdojë koordinimin e ngushtë shumëpalësh me Kinën dhe të japë kontribut në promovimin e zgjidhjes paqësore të çështjeve të nxehta, si kriza e Ukrainës.
Të tjera
-
Zbulohet identiteti i dy personave të përfshirë në plạgosjen e sotme në Prishtinë
Dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj”, në Prish...
-
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka falënderuar deputetët për votën mbështe...
-
Hamza viziton biznese në Rahovec: Të gjithë ata që duan të punojnë do ta kenë mbështetjen time
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka v...
-
Plạgosja e dy personave në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit
Dy persona kanë marrë lëndime trupore, si pasojë e një incidenti me armë zjar...
-
Murati për Buxhetin 2025: 3.6 miliardë euro në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve e sektorëve tjerë strategjikë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi është votuar në lexim t...
-
Kjo është gjendja e dy të plạgosurve nga gjuajtjet me ạrmë në Prishtinë
Dy persona kanë marrë lëndime si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ndo...
-
“U shkrepën 15 plụmba” – Dy të plạgosur nga gjuajtjet me ạrmë në Prishtinë
Dy persona janë plagosur pasditen e së enjtes në një përleshje me armë që ndo...
-
Partitë s’mund të bëjnë më fushatë te mërgimtarët në Gjermani, Ambasada: Me Kosovën jemi aleatë, presim respektim të rregullores
Partitë politike në Kosovë dhe zyrtarë të Qeverisë Kurti s’do të mund të orga...
-
Miratohet në shqyrtim të dytë projektligji për buxhetin
Me 61 votë për, 0 kundër dhe 0 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka votuar në shqy...
-
Konjufca pasi deputetët nuk po dinë si të votojnë: Po më doket pak ma problematike se nxënësit e klasës së dytë
Derisa në Kuvendin e Kosovës po votohej amandamenti i 99, i propozuar nga dep...
-
Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dyshohet për gjuạjte me ạrmë zjạrri
Një gjuajtje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur sot në “Kodrën e Trimave” ...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e një gruaje, dyshohet për veprën penale ‘’Vjedhje’’
Policia e Kosovës po kërkon ndihëmë nga qytetarët për kapjen e një gruaje e c...