Lajme

Fermerët e Gjilanit subvencionohen me 8 cent për litër qumështi

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 21 November 2024

Në kuadër të “Javës së Bujqësisë”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizitoi fermën e Besnik Mujit në fshatin Bresalc.

Ai njoftoi se për herë të parë pas luftës, fermerët e Gjilanit po subvencionohen me 8 cent për litër qumështi, ndërsa kjo shumë pritet të rritet në 10 cent me miratimin e buxhetit të ri.

Kryetari Hyseni theksoi se bujqësia mbetet prioritet për komunën dhe mbështetja për këtë sektor do të vazhdojë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera