Lajme

“Bashkëpunimi me ata që na ndihmuan nuk është nënshtrim” Osmani me kritika të forta për qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 21 November 2024

Marrëdhënia e qeverisë së Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, është një prej temave kryesore për të cilat është duke folur Presidentja Vjosa Osmani, në adresimin e saj para deputetëve.

Në lidhje me këtë çështje, Osmani ka kritikuar qeverinë, duke thënë se asnjëherë nuk i ka kuptuar talljet e sulmet ndaj miqve të Kosovës.

“Nuk i kam kuptuar asnjëherë talljet në llogari të aleatëve, as sulmet ndaj tyre, as keqpërdorimin e tyre për të fituar pushtet. Asnjëra nuk i bën mirë”, ka theksuar ajo.

-Advertisement-

“Asnjë popull nuk ia ka dal vetëm e asnjë shtet nuk ka sukses në izolim. Rëndësia e ruajtjes dhe forcimit te aleancave është e paçmueshme. Historia politike na mëson se si dobësimi i aleancave ose partneriteteve është një gabim strategjik, të punosh bashkë me ata që na ndihmuan, asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim. Besoj fuqishëm se forca jonë më e madhe qëndron pikërisht tek partneritetet tona, aleancat mes shteteve janë më të mëdha e më të rëndësishme se sa cilido prej nesh, politikan apo cilado parë zgjedhjesh. Ato janë gurëthemel i sukseseve tona, dhe investim në një të ardhme ku Kosova do të jetë e barabarte në komunitetin euroatlantik të kombeve të lira. Aleancat janë këtu për të na mbrojtur prandaj vënia në rrezik e tyre, luajtja bixhoz me to apo cenimi i tyre e cenon vet mbrojtjen e Republikës sonë”, ka shtuar Osmani, duke adresuar disa kritika serioze ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. /Gazeta Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera