Ministrja Hajdari gazetarit pasi pyetet për skandalin me rezervat shtetërore: Mbylle këtë temë
Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 20 November 2024
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në “RTK Prime” tha se nuk kishte asnjëherë aferë me rezervat shtetërore. Ajo theksoi se Ministria që ajo drejton ka bërë punë të mirë që kanë blerë rezervat shtetërore.
“Shumë nga mendimet që janë dhënë prej shumë njerëzve, janë që është thirrur kjo çështje aferë. Nuk ka të bëjë asgjë me aferë, ka të bëjë me një punë të mirë të ministrisë dhe ekipit të ministrisë që kanë blerë rezervën shtetërore, që kanë siguruar popullin e Kosovës në kohën më të vështirë kur ishin të ndaluara produktet bazë për hyrje në tregun tonë sepse filloi me luftën në Ukrainë”, deklaroi ajo derisa tha se nuk ka çfarë të shtojë më shumë sesa vendimet e Gjykatës së Apelit e Gjykatës Supreme.
“Nuk kam çka të shtoj më tepër. Ju keni parë vendimet e Gjykatës së Apelit e Supremes që konstaton që nuk ka pasur bazë që zyrtarët e ministrisë të burgosen derisa nuk është konstatuar një vepër penale dhe unë ia lë këtë drejtësisë të veprojë sipas ligjeve në fuqi sepse është një ligj për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar e një për Rezervën Shtetërore, e jam këtu për të përkrahur që e drejta të dal në dritë”, tha Hajdari në “RTK Prime”.
Kur foli për intervistimin e saj, minstrja Hajdari tha se është e gatshme për intervistim, sipas ligjeve në fuqi.
“E konkludoj që për zyrtarët e ministrisë flet vendimi i Gjykatës së Apelit e asaj Supreme. Sa i përket intervistimit tim, jam e gatshme për çdo intervistim sipas ligjeve në fuqi dhe pres që të zbatohet Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasfifikuar e Ligji për Rezervën Shtetërore dhe të tjera në fuqi dhe nuk më takon të shpalos më shumë për një sekret shtetëror”, theksoi ajo.
Hajdari tha se si ministre nuk ka qenë as e përfshirë në negocim, as në blerje, as në pranim, as në dorëzim.
“A jeni ju sot prokuror, apo gazetar. Të lutem mbylle këtë temë sepse është çështje sekrete”, i tha Hajdari gazetarit.
“Se kur e mbyllë temën e vendosë unë”, i tha tutje Vishaj ministres që po e intervistonte.
“Sipas nenit 52 të Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar çdo dhënie e informacionit të pjesërishëm ose komplet është vepër penale”, deklaroi Hajdari që tha se po e shfrytëzon të drejtën të mos i përgjigjet pyetjeve për këtë çështje.
Hajdari: Në tri vitet e fundit 41 mijë biznese të regjistruara
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në “RTK Prime” tha se vetëm për tri vitet e fundit në Agjencinë për Regjistrimin e Bizeseve janë 41 mijë biznese të regjistruara. Derisa foli për javën e ndërmarrësisë theksoi se është një javë që shënon një festë për inivatorët që idetë e tyre kreative i sjellin në jetësim.
“Kur kam marr në fillim mandatin kam gjetur një shthurje të proceseve të Ministrisë së Industrisë ku politikbërja dhe ekzekutimi nuk ishin te strukturuara mirë dhe që nuk ekzistonin politika sektoriale për sektorin privat. Gjatë këtij mandati kemi hartuar strategjitë për industri, e para industriale me vizion deri në vitin 2030, Strategjia e Turizmit, dhe në proces është Strategjia për Investime, për Politikat Tregtare po ashtu dhe Strategjia për Inovacion e Ndërmarrësi. Të gjitha këto strategji dëshmojnë që sektori privat ka potencial të pashpalosur”, deklaroi tutje ministrja në intervistë në RTK.
E pyetur se çfarë u ofron shteti atyre që duan të hapin një qendër inovative, ajo tha se u ofron hapësirën, zgjeron hapësirën në investimet kapitale dhe shteti u ofron edhe skemat e përkrahjes përmes granteve.
“Tashmë kemi një skemë që ka përfunduar aplikimi, pritet edhe 100 inovator të vijnë në listën përfituese”, u shpreh ajo.
Hajdari foli edhe për kritikat e Odës Ekonomike të Kosovës, ku theksoi se Oda Ekonomike e ka për mision të kritikojë këtë qeveri.
“Nuk befasohem me deklaratat e tij sepse në kohën kur Kosova renditet në shumë raporte botërore si vendi më i sigurt për të investuar ai del me deklaratë se Kosova nuk ka siguri për të investuar”, deklaroi ajo.
Hajdari tha se nuk ka politika fiskale në Ballkanin Perëndimor më të mira se në Kosovë.
“Po cilat janë politikat fiskale në Ballkanin Perëndimor se në Republikën e Kosovës kur ke një taksë korporatave vetëm 10 për qind. A duhet të gjitha të shkojnë në zero sipas kësaj perspektive, sipas Odës Ekonomike, apo duhet shteti të forcohet dhe të ketë një stabilitet për të bërit biznes”, tha ajo.
E pyetur se cila është marka më e njohur ndërkombëtarë që erdhi në Kosovë gjatë këtij mandati, ajo tha se sot erdhi marka e njohur ndërkombëtare suedeze “Volvo” që tha se në Kosovë solli veturën e parë në Ballkanin Perëndimor me një inteligjence artificiale që ofron më shumë siguri dhe mbrojte të ambientit. “Ardhja e një marke multikombëshe në Kosovë me traditë suedeze tregon shumë për vendin tonë sa i sigurt është”, përfundoi ministrja Rozeta Hajdari.
Të tjera
-
Grabitet një market në Prishtinë, punëtorja kërcënọhet me thịkë
Një grabitje ka ndodhur në një market në Prishtinë, në rrugën Zija Shemsiu. ...
-
Gërvalla pret në takim Hovenierin, flasin për partneritetin e ngushtë mes Kosovës dhe ShBA-së
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ...
-
Grupi Parlamentar i PDK-së refuzon pjesëmarrjen në seancën e thirrur për adresimin e presidentes
Grupi Parlamentar i PDK-së, ka bërë të ditur se nuk do të marr pjesë në seanc...
-
Finalizohet projektligji për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se është finalizuar Projektligji për organizimi...
-
Mblidhen dy komisione në Kuvendin e Kosovës
Komisioni për legjislacion shqyrton sot raportet e komisioneve kryesore për P...
-
Sulmet e fundit të Ukrainës “çmendin” Rusinë, nisin kërcënimet: Do ju godasim me një raketë të re masive
Forcat e armatosura të Rusisë thuhet se përgatiten të qëllojnë RS-26 në kryeq...
-
29 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit
Sot mbushen 29 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Her...
-
Ilir Meta letër nga burgu për mbështetësit: Nisni protestat para SPAK
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka dërguar nga qelia një letër p...
-
REL: Inflacioni po rritet, frikë për falimentim të korporatave, ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme
Çmimet e qumështit, patateve, gjalpit po rriten në Rusi. Shitësit me pakicë p...
-
Rreshjet e borës përfshijnë gjithë territorin e Kosovës, IHK apel vozitësve për kujdes të shtuar
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë kryesi...
-
Serbë mendojnë ndryshe nga presidenti Vuçiq për Kosovën, shumica e shohin shtet të pavarur
Reagimet në rrjetet sociale nuk po ndalen pas një gjëje jo fort të zakonshme ...
-
Senati bllokon projektligjet për të ndalur shitjen e armëve Izraelit
Senati amerikan bllokoi të mërkurën propozimet për legjislacionin që do të nd...