Lajme

Kurti: Bashkëpunimi në fushën e sigurisë me RMV është shumë i rëndësishëm

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 18 November 2024

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se takimi i sotëm ka dhe një rëndësi simbolike se përkon me 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kurti tha se deri tash mbi 50 marrëveshje dhe memorandume janë nënshkruar që sipas tij i kanë afruar më shumë të dyja vendet.

“Zbatimi i tyre duhet të na afroj më shumë”, tha Kurti në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, duke njoftuar po ashtu se sot do të nënshkruhen dy memorandume.

-Advertisement-

“Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona reflektohen edhe në rritjen e vazhdueshme të tregtisë”, tha Kurti.

Ai njoftoi se është rritur dhe shkëmbimi tregtar.  Ai tha bashkëpunimi në fushën e sigurisë është shumë i rëndësishëm. “Na duhet të thellojmë bashkëpunimin rajonal”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera