Kurti: Populli ynë nuk e harron mbështetjen e Belgjikës në ditët e vështira
Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 14 November 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, me rastin e shënimit të festës së Ditës së Mbretit.
Duke e konsideruar këtë ditë si simbol të unitetit dhe historisë së Belgjikës, këtë vit shënohet përvjetori i 158-të i Ditës së Mbretit Belg.
Në adresimin e tij, kryeministri Kurti tha se kremten e kësaj feste të madhe për popullin belg, po e shënojmë duke theksuar miqësinë e madhe ndërmjet popujve tanë dhe duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës në ditët më të vështira të saj.
“Populli ynë nuk e ka harrur mbështetjen e Belgjikës në ditët më të vështira të tij, dhe lidhjet e miqësisë që krijuan atëherë, në viteve e ’80-ta dhe ’90-ta, vetëm sa janë forcuar në vitet dhe dekadat pas”, u shpreh kryeministri, teksa shtoi se mijëra shqiptarë dhe qytetarë tjerë nga Kosova janë shtetas belgë që janë pjesë aktive e institucioneve shtetërore dhe shoqërore të Belgjikës.
Kryeministri theksoi se lidhjet tona diplomatike janë më të ngushta se kurrë, tani që nga viti i kaluar kemi edhe ambasadorin me kompetenca të plota, Cuvelier por se pavarësisht kësaj duhet të punojnë edhe më shumë në përmirësimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike, duke u shprehur optimistë për të ardhmen e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat, nga politika dhe ekonomia, deri te kultura dhe çështjet sociale.
Ai gjithashtu falënderoi Belgjikën për mbështetjen e fuqishme të vazhdueshme ndaj agjendës evropiane të Kosovës.
Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri Kurti, uroi shtetin e Belgjikës dhe popullin belg në këtë festë shumë të rëndësishme të shënimit të ditës së Mbretit belg, duke iu dërguar urimet më të ngrohta Mbretit Philippe, Mbretëreshës Mathilde, Princeshës Elisabeth, Princit Gabriel, Princit Emmanuel dhe Princeshës Eleonore.
Të tjera
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...