Lajme

Peci viziton Institutin e Pyjeve në Pejë: Hulumtimet shkencore u avancuan me teknologjinë më të fundit

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 14 November 2024

Instituti i Pyjeve në Pejë ka avancuar hulumtimet shkencore me teknologjinë e fundit.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i cili dhe ka vizituar këtë institut.

Sipas Pecit, laboratori është i pajisur me pajisje të specializuara, duke përfshirë mikroskopë kabinete me sistem filtrimi, autoklava, destilatorë, inkubatorë, matës të lagështisë dhe temperaturës, centrifuga dhe pajisje të tjera të specializuara për analizë të thelluar.

-Advertisement-

“Instituti ka një rol të rëndësishëm në monitorimin e shëndetit të pyjeve në Kosovë, duke realizuar hulumtimin, trajtimin e sëmundjeve pyjore, si dhe në prodhimin e fidanëve. Një pjesë e rëndësishme e Institutit të Pyjeve është edhe fidanishtja pyjore, e vendosur në Orrobërd me një sipërfaqe prej 10 hektarësh, ku kultivohen fidane të llojeve të ndryshme, të cilat përdoren për pyllëzime masive në mbarë vendin”, ka shkruar ministri në Facebook.

“Me përkushtimin për të rigjeneruar pyjet dhe për të mbrojtur biodiversitetin e llojeve autoktone fidanishtja pyjore e Orrobërdes është një aset për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve tona që ndikon direkt në përmirësimin e mjedisit natyror të Kosovës”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe persona duke studiuar

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe libër

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera