Murati: Fabrikat riprodhuese i shitën për skrap, brenda një mandati s’mund të rikuperohet dëmi
Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 11 November 2024
Ministri i Financave Hekuran Murati, thotë se qeveria e ka për qëllim që të ulët importi, por sipas tij kjo nuk mund të arrihet shpejt sepse thotë se fabrikat riprodhuese gjatë qeverisjeve të kaluara, janë shitur për hekur.
“A është synim i qeverisë që të ulët importi, patjetër që po. Ne për këtë kemi bërë edhe mbështetjen për herë të parë të prodhuesve vendor, duke subvencionuar kreditë investuese, gjithashtu kemi marrë edhe shumë masa tjera mbështetëse përmes ministrive të linjës”, u shpreh ai.
“Gjithsesi nuk mund të ulet importi në një ekonomi të cilën e kemi trashëguar, ku të gjitha fabrikat që kanë qenë prodhuese në këtë vend, ju i keni shitur për skrap”, shtoi Murati.
Ministri tutje gjatë seancës plenare të kuvendit, tha se diçka që është shkatërruar brenda 20 vjetëve, nuk mund të ndreqet për një mandat.
“Normalisht që merr kohë derisa të rindërtohet kapaciteti riprodhues, në mënyrë që të ulët importi. Pra, deri atëherë do të punojmë, mirëpo diçka që është shkatërruar për 20 vite nuk mund të rikuperohet brenda një mandati”.
Seanca e kuvendit sot ka vetëm një pikë në rend dite, që është shqyrtimi i buxhetit prej 3.6 miliardë eurosh.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...