MASHTI i përgjigjet SBASHK-ut: S’mund të negociojmë për dokumente dhe kërkesa të pabazuara e në kundërshtim me Ligjin
Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 08 November 2024
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i ka quajtur joserioze dhe të papranueshme kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të cilët janë rritja e pagave dhe kontrata kolektive.
Nga Ministria e Arsimit thonë se nuk mund të negociojnë për dokumente dhe kërkesa të pabazuara në kundërshtim me Ligjin.
Përmes një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online, nga MASHTI kanë thënë se kjo qasje e SBASHK-ut, përveçse shkakton përçarje në kolektivat e mësimdhënësve nëpër shkolla, nuk kontribuon aspak në mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe as në objektivin e përbashkët për rritjen e cilësisë në arsim.
“Siç e kemi thënë edhe më herët, si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, vlerësojmë se qasja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, hartimi i dokumenteve të njëanshme dhe të pabazuara në infrastrukturën ligjore, si dhe organizimi i peticioneve në shkolla për mbështetje të këtyre dokumenteve është joserioze dhe e papranueshme. Kjo qasje, përveçse shkakton përçarje në kolektivat e mësimdhënësve nëpër shkolla, nuk kontribuon aspak në mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe as në objektivin e përbashkët për rritjen e cilësisë në arsim”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.
“Siç e dimë, gjatë qeverisjeve të kaluara, në periudha fushatash, janë nënshkruar marrëveshje të shumta me Sindikatën, të cilat kanë prodhuar pasoja juridike me të cilat institucionet tona vazhdojnë të ballafaqohen. Prandaj, një gabim i tillë nuk do të përsëritet. Çështja e pagave për mësimdhënësit është rregulluar me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik (08/L-196), dhe vlera e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit. Sa i përket kontratës kolektive, MASHTI nuk mund të negociojë në mënyrë të margjinalizuar me SBASHK-un. Ky diskutim mund të bëhet nga BSPK dhe Këshilli Ekonomik Social në nivel vendi sapo të krijohen kushtet e kërkuara me ligj. Si MASHTI, vazhdimisht kemi qenë të hapur për të diskutuar dhe bashkëpunuar me SBASHK-un në linjë me zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë por nuk mund të negociojmë për dokumente dhe kërkesa të pabazuara dhe në kundërshtim me infrastrukturën ligjore të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndërsa, nga SBASHK-u kanë deklaruar se do të detyrohen së shpejti të protestojnë e të mbajnë grevë. Këto veprime sindikale i ka paralajmëruar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për media. Ai ka thënë se ka dy vite që ministrja Nagavci po i injoron mësimdhënësit në kërkesat e tyre.
Të tjera
-
Bislimi bën thirrje të festohet me zemër, jo me ạrmë
Edhe këtë vit Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura për festat e fund...
-
Zogaj: Kosova duhet të krenohet me mbarëvajtjen dhe mekanizmat e zgjedhjeve
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka lavdëru...
-
Deri në gjysmë ore pritje, kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë
Mërgimtarët ia kanë mësyer Kosovës për pushime. Në hyrje bashkatdhetarët p...
-
Gucati për Kurtin: E kom ditë që ky njeri s’vjen me na vizitu kurrë, Bislimit nuk ia dhashë dorën
Hysni Gucati, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, ka...
-
Kurti: Me Hovenierin, marrëdhënia me ShBA-në ka arritur në nivele të reja
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
FSK nga 16 dhjetori me staf të ri kuzhinierësh, thotë ministri i Mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nga data 16 dhjetor ka f...
-
Drenasi, kampione në Grantin e Performancës Komunale, për herë të gjashtë radhazi
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se komuna që udhëhe...
-
Festat e fundvitit, trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan
Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbas...
-
Problemet me mungesën e energjisë elektrike, nesër banorët e fshatit Bardhosh organizojnë protestë
Shumë vende në Kosovë ditëve të fundit po përballen me mungesë të energjisë e...
-
Prokuroria nis hetimet ndaj tre personave për ryfshet, sekuestrohen 25 mijë euro
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj tre personave për keq...
-
Qeveria nesër e mban mbledhjen, por edhe pritjen e fundvitit me përfaqësues të medieve
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. ...
-
Pesë gazetarë të Gazës u vrạnë nga një sụlm izraelit që synonte një grup të armatosur
Një kanal televiziv palestinez thotë se pesë nga gazetarët e tij janë vrarë n...