Lajme

‘Tita’ i dyshuar për vrạsjen në Gjilan ka të kaluar krịminale, në fillim të vitit thẹri me thịkë dy persona te kazinotë

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 08 November 2024

Një rast i rëndë u shënua të enjten në mesditë, në qytetin e Gjilanit, ku një 37-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri. Krimi dyshohet se ndodhi në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit, ku viktima Sokol Osmani u gjet pa shenja jete, ndërsa të dyshuarit ikën pa lënë gjurmë. Identiteti i tyre tashmë është zbuluar, por të njëjtit s’kanë rënë akoma në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi mbrëmë se sipas informacioneve të para, i dyshuari kryesor është Valmir Salihu, i njohur me nofkën ‘Tita’, si dhe Florian Mitev.

Nga Policia kanë bërë të ditur sot se deri më tash janë kontrolluar disa lagje në qytetin e Gjilanit, përfshirë edhe dy shtëpi që janë bastisur.

-Advertisement-

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Gjilan deklaroi të enjten se janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Kush është ‘Tita’ – problematiku gjilanas?

Sinjali ka mësuar se i dyshuari ‘Tita’ është emër i njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale.

I riu Valmir Salihu në janar të këtij viti ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej për një rast të tentim vrasjes, pas një konflikti që nisi në njërën nga kazinotë që veprojnë në afërsi të Karaçevës, ku kishte therur me thikë dy persona.

Ai kishte qëndruar disa muaj në arrati dhe tek në maj, Policia kishte siguruar prezencën e tij dhe nën dyshimet për këtë rast, përfundoi në ndalim policor.

‘Tita’ ka qenë i arrestuar edhe për veprën “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”.

Ndërsa në vitin 2018, Gjykata Themelore në Gjilan e kishte dënuar me 1 vit burgim Valmir Salihu, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera