Prishja e koalicionit dhe zgjedhjet e reja në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 07 November 2024
Kancelari gjerman Olaf Scholz (SPD) shkarkoi mbrëmë ministrin e Financave Christian LindnerngaFDP pas mësmarrëveshjeve të shumta rreth buxhetit dhe financimeve. Ai akuzoi Lindnerin për bllokimin e proceseve ekonomike, ndërsa Lindner u përgjigj se kancelari Scholz ka kërkuar në mënyrë ultimative prej tij “që të shkelen rregullat rreth financimeve”. Kancelari Scholz tha se në janar do të kërkojë votëbesimin nga Bundestagu, ndërsa zgjedhjet e ardhshme mund të priten në mars. Por opozita është kundër.
Kancelari Scholz ka bërë të ditur se do të kërkojë takim me liderin opozitar Friedrich Merz, për të çuar përpara disa nga projektet më të rëndësishme në vend, siç është buxheti dhe disa ligje të tjera. Por lideri i partisë CDU, Friedrich Merz ka bërë të ditur sot në mëngjes se ai dhe Unioni CDU/CSU nuk do të mbështesin qeverinë e tanishme në projektet e tyre. Merz tha se kancelari Scholz duhet të kërkojë votëbesimin në Bundestag menjëherë ose më së largu javën që vjen, që sipas tij do të thoshte se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen më së largu në pjesën e dytë të janarit. Unioni CDU/CSU është i mendimit se Gjermania nuk ka kohë të presë deri në janar dhe të funksionojë me një qeveri që nuk e ka mbështetjen në parlament.
Pas largimit të ministrit Christian Lindner u tha se nga qeveria u larguan edhe të gjithë minsitrat e tjerë liberalë. Por ministri i Komunikacionit Volker Ëissing bëri të ditur se ai do të mbetet në postin e tij dhe se do të largohet nga partia liberale FDP. Ai nuk është dakord me politikën e kreut të partisë Christian Lindner. Deri tani nuk dihet nëse do të ketë largime të tjera nga kjo parti, por FDP në sondazhet e fundit ka vetëm rreth 3% mbështetje, që do të thotë se po të mbaheshin tani zgjedhjet, kjo parti do të mbetej jashtë Bundestagut.
Ndërsa sa i përket postit të minsitrit të Financave, merret vesh që kancelari Scholz do të propozojë që këtë detyrë të ushtrojë deri në zgjedhjet e ardhshme Jörg Kukies, sekretar shteti në zyrën e kancelarit.
Të njëjtën ditë ka ndodhur një “shpërthim” tjetër politik në landin e Saksonisë. Negociatat e partive CDU, SPD dhe Lëvizjes Sahra Ëagenknecht për krijimin e koalicionit në këtë land kanë dështuar. Sahra Ëagenknecht tha se lëvizja e saj nuk është dakord me politikën ndaj migracionit, luftës dhe paqes. Ndërsa partitë CDU dhe SPD në këtë land fajësuan këtë lëvizje për kushtëzime me çështjet që nuk kanë të bëjnë me politikën në land. Aktualisht nuk dihet se si do të dilet nga kjo krizë, sepse parta CDU ka përjashtuar bashkëpunimin me AfD, e cila ka fituar më së shumti vota, si dhe me të Majtën.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...