Shëndetësi

Këshillat që iu duhen këtë sezon! 6 mënyra natyrale për të pastruar mushkëritë

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 04 November 2024

Thithja e ajrit të ndotur, tymit të cigares dhe të toksinave të tjera mund të na dëmtojë mushkëritë.

Për këtë arsye AgroWeb.org ka përzgjedhur disa metoda që ndihmojnë në hapjen rrugëve të frymëmarrjes, përmirësimin e kapacitetit të mushkërive dhe uljen e inflamacionit.

Terapia me avull
Thithja e avujve të ujit shton lagështinë në ajër,gjë e cila ndihmon në lirimin e menjëhershëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe në nxjerrjen e mykut.

-Advertisement-

Kollitja e kontrolluar
Kollitja e kontrolluar është një ushtrim që ndihmon në largimin e mukusit të tepërt në mushkëri.

Për të realizuar këtë ushtrim ndiqni këto hapa:
Uluni në një karrige me shpatulla të relaksuara .
Mbështillni krahët mbi stomak.
Merrni frymë ngadalë përmes hundës.
Nxirrni frymë ngadalë ndërsa përkuleni përpara,duke i shtyrë krahët në stomak.
Kollituni 2 ose 3 herë gjatë nxjerrjes së frymës,duke mbajtur gojën paksa të hapur.
Thithni ajër ngadalë përmes hundës.
Pushoni dhe përsëriteni nëse e ndjeni të nevojshme
Nxjerrja e mykut nga mushkëritë
Kjo teknikë përfshin shtrirjen në pozicione të ndryshme për të përdorur gravitetin në nxjerrjen e mykut nga mushkëritë. Disa prej tyre zbatohen si më poshtë :

Qëndrimi në shpinë
Shtrihuni në dysheme ose në shtrat.
Vendosni jastëk poshtë ijeve,në mënyrë që ato të jetë në nivel më të latrë se gjoksi.
Thithni ajër me ngadalë përmes hundës dhe nxirreni përmes gojës. Raporti duhet të jetë 1: 2 (një frymëmarrje dhe dy frymënxjerrje).
Vazhdoni për disa minuta.
Qëndrimi në anë
Shtrihuni në njërën anë, duke mbështetur kokën në një krah ose jastëk.
Vendosni jastëk nën ije.
Praktikoni modelin e frymëmarrjes 1: 2.
Vazhdoni për disa minuta.
Përsëriteni duke u kthyer në anën tjetër.
Qëndrimi në barkas
Vendosni një pirg jastëkësh në dysheme.
Shtrihuni me bark mbi jastëkët. Mos harroni të mbani ijet në nivel më të lartë se gjoksi.
Vendosni krahët nën kokë për mbështetje.
Praktikoni modelin e frymëmarrjes 1: 2.
Vazhdoni për disa minuta.
Stërvitja
Stërvitja bën që muskujt të punojnë më shumë,kjo gjë rrit ritmin e frymëmarrjes,duke çuar në një furnizim më të madh të muskujve me oksigjen.

Në këtë mënyrë përmirësohet qarkullimi i gjakut duke e bërë trupin më efikas në eleminimin e tepërt të dioksidit të karbonit që trupi prodhon kur ushtrohet.

Me kalimin e kohës muskujt do fillojnë të përdorin oksigjenin në mënyrë më efikase dhe të prodhojnë më pak dioksid karboni

Kujdes : Njerëzit me probleme të rënda të mushkërive duhet të këshillohen fillimisht me mjekun.

Çaji jeshil
Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë të cilët ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në mushkëri.

Ushqimet anti-inflamatorë
AgroWeb.org ju këhillon që të përfshini në regjimin tuaj ushqimor këto produkte: turmeriku, zarzavatet jeshile, qershi, boronicat, ullinj, arra, fasulet, thjerrëzat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera