Lajme

Bedri Hamza: Do t’i japin nga 100 euro për çdo familje që ka fëmijë në çerdhe private

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 02 November 2024

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar detajisht programin e tij, me të cilin po garon në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Një prej premtimeve të prezantuara në konventën e sotme të partisë, është edhe ai për subvencionimin me nja 100 euro të secilës familje që ka fëmijë në çerdhe private.

Këtë e ka theksuar edhe në fjalimin e tij vet Bedri Hamza.

-Advertisement-

E në verzionin online të programit jepen më shumë detaje për këtë premtim.

“Do të ofrojmë një subvencion prej 100 eurosh në muaj për familjet që nuk mund t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhet publike dhe që i regjistrojnë ata në çerdhe private, duke siguruar kështu mundësi më të përballueshme dhe të qasshme për kujdesin ndaj fëmijëve. Ky veprim do të lehtësojë drejtpërdrejt barrën financiare për prindërit, do të lehtësojë aktivizimin e grave në tregun e punës, si dhe do të mbështesë zhvillimin e hershëm të fëmijëve”, shkruhet në program. /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera