Haradinaj në Viti: Plani ynë aksional për anëtarësimin direkt në NATO do të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik
Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 01 November 2024
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Vitisë, në vazhdën e vizitave nëpër komunat e Kosovës. Aty ka takuar fermerë, sipërmarrës, bashkëluftëtarë e familje të dëshmorëve dhe tha se u impresionua nga guximi dhe përkushtimi i këtyre njerëzve punëtorë, të cilët ndërtojnë themele të qëndrueshme për zhvillimin e vendit.
Haradinaj ka parë nga afër punën që bëhet në ferma e kompani vitiase.
“Në fermën e Enver Qosës në Sllatinë të Epërme, pashë angazhimin familjar në ruajtjen e traditës dhe prodhimin e mallrave vendore cilësore. Gjithashtu, u njoha me arritjet e kompanisë K-Fenetres në Kllokot, e cila ka 65 punonjës dhe përdor teknologji moderne për të eksportuar produkte në Zvicër. Këto raste ilustrojnë potencialin e lartë të ndërmarrësve tanë”, është shprehur Haradinaj.
“Me nderim të thellë, vizitova familjen e dëshmorit Mejdi Korrani në Pozharan, i cili ra heroikisht në Zonën Operative të Dukagjinit. Gjithashtu kam bërë nderime për Nazim Ademin, luftëtar i dalluar në tri luftërat tona çlirimtare. Gjatë takimeve me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës, konfirmova zotimin tonë për trajtim të dinjitetshëm të familjeve të dëshmorëve dhe luftëtarëve, me pensione dhe beneficione adekuate”, shkroi Haradinaj në postimin e tij në Facebook.
I pari i AAK-së po ashtu ka premtuar mbështetje për sportin.
“Entuziazmin e të rinjve vitias, e pashë gjatë vizitës në Klubin e Basketbollit. Aleanca është e vendosur të mbështesë zhvillimin e sportit dhe të rinjve në mbarë vendin”, ka shtuar ai.
Sipas tij, me qeverisjen e tij, Kosova do të transformohet në vend joshës për investime.
“Plani ynë aksional për anëtarësimin direkt të Kosovës në NATO do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie. Së bashku do ta transformojmë Kosovën në një vend joshës për investime, me ekonomi të përparuar dhe plotësisht të integruar në strukturat euroatlantike”, ka përfunduar Haradinaj.
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...