Haziri: Hyseni i VV-së e bllokoi stadiumin e Gjilanit, prej 7.6 milionë në 15 milionë kosto për renovim, këta do të mbahen mend vetëm se si kanë dashur ta kurdisin tenderin
Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 01 November 2024
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar për projektin e stadiumit të Gjilanit që do të duhej të përfundonte në vitin 2022, shkruan Gazeta Infokus.
Haziri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë treguar se si kryetari I Gjilanit Alban Hyseni bashkë me nivelin qëndror e bllokuan këtë proces si dhe e dyfishuar koston.
Ai shkroi se Hyseni kishte premtuar rrejshëm që ky projekt të përfundonte për 12 muaj por që edhe pas tre vitesh ende nuk është nënshkruar ndonëjë kontratë për rifillimin e punimeve.
“Si e bllokoi Hyseni i VV-së bashkë me nivelin qendror Stadiumin dhe si e dyfishuan koston ;për ta kurdisur tenderin? Projekti i Stadiumit të Gjilanit, i filluar më 23 tetor 2017, do të duhej të përfundonte në vitin 2022. Sa për rikujtim, Hyseni i VV-së premtoi rrejshëm se do ta përfundojë brenda 12 muajve, dhe as pas tre vitesh, ende nuk është nënshkruar kontrata për rifillimin e punimeve. Ai, së bashku me nivelin qendror, vazhdojnë ta bllokojnë këtë projekt, pasi fillimisht njëanshëm e më pastaj në marrëveshje të plotë me kompaninë ka bërë këtë shkëputje, duke ia humbur 800 mijë euro Gjilanit”, ka shkruar Haziri.
Ndryshe ai ka thënë se kostoja totale e stadiumit ka qenë 7.6 milionë euro por që është dyfishuar në 15 milionë.
“Sa për rikujtim, kostoja totale e stadiumit ka qenë 7.6 milionë euro, dhe përpos që e kanë bllokuar, kostoja e renovimit është dyfishuar në 15 milionë euro. Do të mbahen mend vetëm se si kanë dashur ta kurdisin tenderin për t’ia dhënë dikujt, e jo si kanë dashur ta shtyjnë përpara këtë projekt. Jemi gjallë dhe do ta kuptoni në detaje kur organet e shtetit do ta zbardhin në detaje si si u futën duart në dosje e duke i ndalur kamerat e sigurisë. Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë!”, ka shkruar tutje Haziri.
Ndryshe Gazeta Infokus kishte raportuar në vazhdimësi për tenderin e këtij projekti të stadiumit të Gjilanit.
E gjithashtu edhe për problemet e shumta që pati ky tender sa ishte nën kompetencat e Komunës së Gjilanit në krye me Alban Hysenin e me telashet që nuk po mbyllen as kur me procedurat është duke u marrë, Ministria e Hajrullah Çekut.
Gazeta Infokus së fundmi ka raportuar për pezullimin e tenderit që ministri I sportit, Hajrullah Ceku ishte duke u marrë me të.
E Infokusi kishte siguruar dokumentin e pezullimit e ku thuhej se arsye për këtë pezullim ishte ankesa e bërë nga njëri nga operatorët ekonomikë.
Sipas kësaj ankese Ministria e Hajrullah Çekut akuzohet se po diskriminon kompanitë me kërkesën për sigurimin e 20% të çmimit të kontratës.
Më poshtë gjeni raportimet e INFOKUS në lidhje me tendering e Stadiumit të Gjilanit:
Nuk kryen punë as Ministria e Sportit, tenderi për stadiumin e Gjilanit pezullohet përsëri nga OSHP
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...