Aksionet e fundit të policisë, Sveçla: Punë e jashtëzakonshme, i jam mirënjohës secilit pjesëtar policor
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 01 November 2024
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka quajtur punë të mira disa nga aksionet e fundit të policisë.
“6 të arrestuar për fajde në Prizren e Suharekë, 3 të arrestuar për narkotikë, 1 për arsenal armësh, municion e uniforma në Leposaviq e disa arrestime të personave që ishin në kërkim. Ky është bilanci i një pune të mirë e të jashtëzakonshme të Policisë së Kosovës vetëm në dy ditët e fundit. I jam mirënjohës secilit pjesëtar policor që me përkushtim e profesionalizëm angazhohet kudo në Republikën tonë për sundim të rendit e ligjit duke bërë të mundur që qytetarët tanë të jetojnë, punojnë e zhvillohen të lirë e të sigurtë dhe larg fenomeneve kriminale që rrezikojnë jetën e tyre”, ka shkruar në Facebook.
Ai ka shtuar tutje se “Aksionet e fundit kanë dëshmuar sukses edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Kosovës dhe inkurajoj në vazhdimësi një aktivizëm të tillë shoqëror”.
“Profesionalizmi i zyrtarëve policor mbetet kyç andaj çdo veprim i tejkaluar që dëmton imazhin dhe vlerat e Policisë së Kosovës nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar. Në dy raste të ndara, si shkak i dyshimit të keqtrajtimit të qytetarëve, janë suspenduar 5 zyrtarë policor”, ka shkruar Sveçla.
Ministri ka deklaruar se Policia e Kosovës është në shërbim të qytetarëve dhe është garanca e sundimit të rendit e ligjit për të gjithë e pa dallim.
“Ajo është e ngritur mbi vlera demokratike që para se gjithash respekton të drejtat e liritë e njeriut. Do të vazhdojmë mbështetjen tonë pakursim për Policinë e Kosovës, sukseset e së cilës jo vetëm që garantojnë siguri për vendin dhe qytetarët tanë por edhe ngrisin lart Republikën tonë”, theksoi ministri.
Të tjera
-
LDK prezaton Rrezarta Krasniqin si kandidate për deputete, ajo bartë numrin 36
Me numrin 36-të, Rrezarta Krasniqi është prezantuar nga kryetari i LDK-së dhe...
-
Me numrin 30-të, Vlora Dumoshi prezantohet për deputete në tubimin e madh të LDK-së
Në një tubim madhështor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ësht...
-
Jeta Rafuna kandidatja për deputete me numër 45 prezantohet nga LDK
Jeta Rafuna është njëra prej kandidateve për deputete nga Lidhja Demokratike ...
-
Pa asnjë flamur të Kosovës dhe pa intonimin e himnit, Vetëvendosje hap fushatën elektorale në Gjakovë
Asnjë flamur i Kosovës nuk është duke u parë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendos...
-
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë
Partia Demokratike e Kosovës ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për Zgje...
-
Lëvizja Vetëvendosje nis tubimin hapës të fushatës në Gjakovë
Me një këngë të këngëtarit Ilir Shaqiri, kushtuar Gjakovës, Lëvizja Vetëvendo...
-
Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi prezantohet nga LDK me numër 11
Xhafer Gashi kryetari i Komunës së Obiliqit, është një prej kandidatëve për d...
-
Bedri Hamza: Vota për mua dhe PDK-në nënkupton paga dhe pensione dinjitoze për të gjithë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se familja është s...
-
Duartrokitje e brohoritje për Lendita Bekteshin nga LDK-ja
Lendita Bekteshi, nënkryetarja e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ësh...
-
LDK hap zyrtarisht fushatën, Abdixhiku premton 500 milionë euro investime
Lidhja Demokratike e Kosovës zyrtarisht ka nisur fushatën e saj zgjedhore, pë...
-
PDK prezanton Shahin Dervishajn, kandidatin për deputet me numër 77
Biznesmeni i njohur kosovar në Gjermani, Shahin Dervishaj është një prej kand...
-
“Një qeveri e re do të jetë rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit” – Kryetari i PDK-së i bindur për fitore
Para pak minutash ka nisur tubimi i hapjes zyrtare të fushatës elektorale ng...