Lajme

Haradinaj: Vuçiqi dhe Vulini i shpëtuan sanksioneve të BE-së pavarësisht lidhjeve me Rusinë, Kurti jo

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 30 October 2024

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për politika që kanë acaruar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët perëndimorë dhe kanë çuar në sanksione të Bashkimit Evropian.

Haradinaj shprehu shqetësimin se, ndërsa Serbia – një aleate e Rusisë, me liderë si presidenti Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministër Aleksandër Vulin që mbajnë lidhje me Moskën – mbetet e pandëshkuar nga BE-ja, ndërsa Kosova në anën tjetër, e njohur për qëndrimin e saj properëndimor, tani po përballet me sanksione.

Haradinaj madje i përshkroi veprimet e Kurtit si më “pro-serbe dhe proruse” sesa të vetë liderëve serbë.

-Advertisement-

“Merreni me mend pas sulmit terrorist në Banjskë, Serbia, që është aleate e Rusisë, që Vulini shkon te Putini , që vjen ministri rus në Beograd ditën kur vjen Von der Leyen, nuk ka sanksione. Imagjinoni sa pro-rus e pro-serb duhet me qene Albin Kurti, sa më shumë se Vulini e Vuçiq. Që më arrit ky më shti vendin e vet në sanksione të BE-së dhe NATO-s”, ka thënë Haradinaj.

“Edhe dy herë më i efektshëm është kryeministri i Kosova në politika anti-perëndimore, anti-amerikane sesa Vulini e Vuçiq. Se Vulini e Vuçiq me krejt lidhjet e tyre, me Rusi e Kinë, e kanë shpëtuar vendin tyre pa sanksione. Kurti, duke qenë vendi më pro-perëndimor, ka arrit më shti Kosovën nën sanksione si Rusia”, ka thënë lideri i AAK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera