Serbia me listë të re për punonjësit serbë të Kosovës, ndalohen pesë që punojnë në komunën e Zubin Potokut
Autori: Gazeta inFokus 22:23 | 29 October 2024
Serbia po vazhdon trysninë ndaj punonjësve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës, gjegjësisht në katër komunat veriore. Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka konfirmuar se pesë punonjës të kësaj komune, janë ndaluar nga autoritetet serbe për tu marrë në pyetje. Edhe Zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se po u bëhet thirrje policëve të mos udhëtojnë në Serbi, raporton TëVë1.
Serbia po vazhdon presionin ndaj komunitetit serb në katër komunat veriore.
Së fundi Beogradi zyrtar ka përpiluar një listë emrash të punonjësve serb në institucionet e Kosovës, gjegjësisht në komunat, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Para disa javësh, disa punonjës në Administratën e komunës së Zubin Potokut, janë ndaluar nga autoritetet serbe për tu marrë në pyetje.
Kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri e ka konfirmuar këtë informacion. Sipas tij, janë ndaluar pesë punonjës të komunës që udhëheq ai, ndërkaq thotë se ky është një presion i cili po bëhet nga qeveria e Serbisë ndaj qytetarëve serb.
“Ajo çfarë është e vërteta, është se kohëve të fundit, është një presion që bëhet nga ana e Serbisë. Është një vendim për listat e ndalimit të atyre njerëzve, personit që punojnë ose i afrohen institucioneve të Kosovës. Siç duket këta marrin informacione dhe i vendosin në lista të ndalimit në rast se, e kalon kufirin atje ndalohen dhe merren në pyetje. Kemi këso raste, janë 4-5 punonjës së zyrës në Administratën në komunën tek unë, që janë ballafaquar me këtë presion”, tha Zeqiri për tëvë1.
Sipas Zeqirit, punonjësit serbë në këtë komunë po hezitojnë të deklarohen edhe para organeve të sigurisë, për arsye frikësimi.
“Ka prej tyre që dijnë nga kush po iu bëhet presion, mirëpo deri më tani e shoh hezitojnë t’i deklarojnë qoftë te organet e sigurisë, se kush është ai që po i bënë presion”, tha ai.
Por ngjashëm po ndodh edhe me zyrtarët policorë të Kosovës.
Zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se janë të njoftuar për këto zhvillime nga pala serbe, dhe sipas tij, policët janë rekomanduar të mos udhëtojnë për në Serbi.
“Policët e tonë, ne i kemi rekomanduar që të mos kalojnë në atë territor në rast se kanë familjar, Policët tanë të kenë kujdes, e dijmë që këto raste ndodhin, e dimë që kolegët tanë, policët ndalohen në kufi, disa merren në pyetje nuk është diçka e jashtëzakonshme për neve, ne mundohemi të jemi të kujdesshëm, mundohemi që t’i kursejmë policët tanë nga maltretime që mund të ndodhin në atë territor”, tha ai.
Elshani shtoi se edhe institucionet tjera po ballafaqohen me këtë problem.
“Pasi që kjo ndodh me neve, sigurisht ndodh edhe me institucionet e tjera, sidoqoftë, ne jemi këtu në veri të vendit, çdo gjë është e qetë, jemi duke vëzhguar territorin tonë”, tha Elshani.
Të tjera
-
Opozita as sot nuk voton pjesëmarrjen në seancë
Partitë opozitare sërish nuk e kanë votuar pjesëmarrjen në kuvend, njëjtë siç...
-
Përmbytjet në Spanjë, flamujt evropianë para selisë në Bruksel ulen në gjysmështizë
Të paktën 95 persona raportohet se kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë, dhe ...
-
Rama: Kryeqyteti, i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të dalura nga lufta e UÇK-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti është i vetmi që ...
-
Pritet ndalimi i përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç në Kosovë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. ...
-
Policia në kërkim të 21-vjeçarit nga Prizreni, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka sht...
-
47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipë...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Pejë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhra...
-
Njihuni me humanistin kosovar që po bënë punë të jashtëzakonshme me fëmijët që kanë nevojë për shërim jashtë vendit
Gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për çështjet humanitare shëndetës...
-
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj...
-
“Ka që e lypin dallamen edhe me miniq”, “Çmimi shkon deri në…” – Shitësja e veshjeve tradicionale tregon rastin epik që i ka ndodhur me vjehrra
Gjylshahe Hoxha një grua nga Prizreni e cila cilësohet si njëra nga gratë me ...