Lajme

Ky është i burgosuri që vdiq sot në Prishtinë, ishte i arrestuar në aksionin ku u kapën 1 ton drogë në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 29 October 2024

Aleks Gerbi, 49-vjeçari nga Tepelena, i cili ishte arrestuar në aksionin ku u kapën mbi 1 mijë tonë drog në Pejë, ka vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, raporton Reporteri.

Se një i paraburgosur me inicialet A.G ka vdekur e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës. SHKK ka themeluar edhe një Komision Hetues për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Ai ishte arrestuar në vendin ku u shkatërruan 2,850 bimë narkotike të llojit kanabis sativa e po ashtu u sekuestrua një sasi e madhe e marihuanës së gatshme për të dalë në treg.

-Advertisement-

Sipas dosjes së Prokurorisë së Pejës, që ishte publikuar në media i njëjti dyshohej se në kohë të panjohur e në vazhdimësi deri me datën 27.09.2024 në fshatrat Kliqinë dhe Sverkë të Komunës së Pejës, me qëllim të prodhimit të sasisë së madhe të narkotikëve pa autorizim kishte kultivuar bimë të kanabisit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera