Lajme

Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 29 October 2024

Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në Seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, është nisur për New York, ku do të përfaqësojë Kosovën në seancën e nesërme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Gjatë kësaj seance, Ministrja Gërvalla do të shpalosë arritjet e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, përfshirë procesin e demokratizimit, zhvillimin ekonomik, të drejtat e komuniteteve dhe situatën aktuale në komunat veriore të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Sipas njoftimit, Gërvalla do të flasë edhe për veprimet destabilizuese të Serbisë dhe sfidat që ato paraqesin për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera