Mjedis mbështetës për sfidat demografike
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 29 October 2024
Kina shpalosi një sërë politikash të reja të cilat synojnë krijimin e një mjedisi më mbështetës për të patur dhe rritur fëmijë, në përgjigje të sfidave të rëndësishme demografike të paraqitura nga një popullsi në plakje.
Janë hartuar13 masa për të përmirësuar shërbimet e lindjes të fëmijëve, për të zgjeruar sistemet e kujdesit për fëmijët, për të forcuar mbështetjen në arsim, strehim dhe punësim, si edhe për të kultivuar një atmosferë sociale miqësore për lindjen.
Nisma përfshin gjithashtu përmirësime në sistemin e subvencionimit të lindjeve dhe lehtësimin e tatimit mbi të ardhurat personale në lidhje me lindjen e fëmijëve.
Për më tepër, do të bëhen përpjekje për të përmirësuar sistemin e kujdesit ndaj fëmijët, duke përfshirë ngritjen e më shumë spitaleve pediatrike dhe mjekëve pediatër me cilësi të lartë, për të promovuar zgjerimin dhe shpërndarjen e barabartë të burimeve cilësore mjekësore pediatrike në nivel komuniteti.
Si një nga vendet më të populluara në botë, Kina po përballet me sfidat e paraqitura nga popullsia e saj prej 1.4 miliardë banorësh, e cila po plaket me shpejtësi. Që nga viti 2022, vendi ka hyrë në një fazë të rënies së popullsisë, ku individët e moshës 65 vjeç e lart përbëjnë tani mbi 14% të popullsisë, që tregon një shoqëri të plakjes në nivelin e mesëm.
Në dritën e këtyre ndryshimeve demografike, Kina ka zbutur gradualisht politikat e saj të planifikimit familjar gjatë dekadës së kaluar. Në vitin 2013, qeveria lejoi çiftet të kishin një fëmijë të dytë, nëse njëri prej prindërve ishte fëmijë i vetëm. Kjo u pasua në vitin 2016 nga një politikë që u lejonte çifteve të martuara të kishin dy fëmijë, duke hequr në mënyrë efektive politikën e një fëmije prej disa dekadash. Në vitin 2021, u njoftua mbështetje për çiftet që dëshirojnë të kenë një fëmijë të tretë
Të tjera
-
Opozita as sot nuk voton pjesëmarrjen në seancë
Partitë opozitare sërish nuk e kanë votuar pjesëmarrjen në kuvend, njëjtë siç...
-
Përmbytjet në Spanjë, flamujt evropianë para selisë në Bruksel ulen në gjysmështizë
Të paktën 95 persona raportohet se kanë vdekur nga përmbytjet në Spanjë, dhe ...
-
Rama: Kryeqyteti, i vetmi që ka krijuar Sektorin për Çështje të Kategorive të dalura nga lufta e UÇK-së
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeqyteti është i vetmi që ...
-
Pritet ndalimi i përdorimit të pijeve energjike nën moshën 18 vjeç në Kosovë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. ...
-
Policia në kërkim të 21-vjeçarit nga Prizreni, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një p...
-
Tërhiqet ministri Murati, Asociacioni i Komunave thotë se është shtyrë zbatimi i normës tatimore progresive për prona komerciale
Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Ministria e Financave ka sht...
-
47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga ...
-
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë mes deputetëve të PD-së e Gardës
Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipë...
-
Sulmohet fizikisht një polic në Pejë
Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhra...
-
Njihuni me humanistin kosovar që po bënë punë të jashtëzakonshme me fëmijët që kanë nevojë për shërim jashtë vendit
Gjatë emisionit Doktor Plus është diskutuar për çështjet humanitare shëndetës...
-
Kurti drejt Zvicrës për takim me mërgatën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj...
-
“Ka që e lypin dallamen edhe me miniq”, “Çmimi shkon deri në…” – Shitësja e veshjeve tradicionale tregon rastin epik që i ka ndodhur me vjehrra
Gjylshahe Hoxha një grua nga Prizreni e cila cilësohet si njëra nga gratë me ...