Lajme

Gërvalla nesër e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 29 October 2024

Nesër me fillim nga ora 16:00 sipas kohës tonë lokale, do të mbahet seanca e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku do të diskutohet për raportin gjashtëmujor i sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres, për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Klankosova.tv merr vesh nga burimet se takimi do të jetë në nivel të ministrave të Jashtëm, ku Kosova do të përfaqësohet nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla.

Derisa palën serbe sipas raportimit të mediave atje, do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm Marko Gjuriq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera