‘Po e bën për fushatë’, ‘hera e fundit’: Përplasen Salih Zyba, Fitore Pacolli e Ganimete Musliu për manganin në Badoc
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 29 October 2024
Deputetët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli e Salih Zyba janë përplasur me deputeten e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu gjatë mbledhjes së Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Kjo e fundit, kërkoi që t’u bëhet inspektim kafiterive në lidhje me ujin që shërbehet, pas vlerave të larta të manganit në liaqenin e Badocit.
Fillimisht, Musliu tha se shteti duhet të asistojë ofrimin e mundësisë së furnizimit nga vende të tjera, dhe jo nga Badoci.
“Nuk munden qytetarët me zgjidhë këtë problem, secili institucion duhet të alarmohet, të ngritet inspekcioni. Të inspektohen gastronomitë në ato zona ku kanë kyçje në Badoc.
Shteti duhet të asistojë të ofrojë mundësi të furnziimit me ujë nga vende të tjera, dhe jo nga Badovci.” – tha ajo, transmeton Nacionale.
Deputetja tutje kërkoi që qytetarët të sensibilizohen më shumë për mospërdorimin e këtij uji:
“Qytetarët i informon, i thu uji nuk pihet, por ai ka proble medhe për larje, edhe pastrimin e dhëmbëve edhe për gjithçka tjetër. Janë pasojat shumë të rënda që i shkakton kontaminimi me mangan. Opinionin nuk e kemi sensibilizu sa duhet për mospërdorimin e këtij uji. Edhe mediat i lus që ta shpërndajnë këtë lajm sa ma shumë, që të vetdijesohemi si shoqëri për mosperdorimin e këtij uji”.
Këtu, ndërhyu deputeti i VV-së, Salih Zyba, duke u shprehur:
“Më fal se kjo thirrje është e papranueshme…”.
Një gjë e tillë nervozoi deputeten Musliu, i cili kërkoi nga ai që mos t’ia ndërprejë fjalën, duke kërkuar edhe intervenimin e deputetes Pacolli.
“S’ki të drejtë ti me ma ndërpre fjalën, hera e fundit le të jetë. Ti s’ki të drejtë, a p oa ndalë fjalën ,a ja ndali unë. Kurt ë kryj unë, ti e merr…Ti s’ma tërhjek vërejtjen se ti nuk je kërkushi. Le të jetë hera e fundit.” – tha Musliu.
Sipas Pacollit, kjo nuk është çështje që u takon deputetëve:
“A mundësh me perfundu? Nuk është çështja që na takon neve, ti mundesh me majt fjalim…”.
Më pas, u deklarua sërish Zyba:
“Ty nuk të takon me bë thirrje, rri në rend të ditës”.
“Nuk e nërprej se s’po më len, a është në rregull ky me më ndërhy mu, bëhuni korrekt, krijo kushte me majt fjalën kaq.mos më ndërhyni. Kërkoj nga inspektoriati të dalë dhe t’i isnpektojë lokalet.” – u shpreh deputetja Musliu.
Ndërkohë, Pacolli akuzoi Musliun se po bënte deklarata të tilla për shkak të fushatës, derisa përsëriti se nuk u takon atyre të bëjnë thirrje.
“Po përsëris edhe një herë, sa i përket, mundesh me shfrytzu këtë mbledhje për fushatë. Nëse e ki institutit që është përgjegjës, kur institute lëshon mesazh mos me përdorë ujin, atë mesazh e merr edhe gastronomia, jo vetëm një qytetar.
Tjetra, nuk na takon të bëjmë thirrje, edhe sa i përket pastrimit mundet me u përdor je tu i keqinformu qytetarët, mos keqinformo, unë i besoj institutit, se është autoritet kompetent.” – tha ajo.
Në fund, Musliu deklaroi:
“S’është keqinformim, e ki shumë gabim”.
Të tjera
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë...