Fokus

Arian Mavriqit ia anulojnë ekspozitën në Serbi, befason pasi tregon edhe arsyen

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 28 October 2024

Fotografi i njohur i botës së egër, Arian Mavriqi këtë të premte në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj”, ka folur për herë të parë rrëfime nga jeta e tij personale, shkruan Gazeta Infokus.

Mavriqi ka treguar për pjesën e ekspozitave se si ai e shfaq punën dhe fotografitë e tij edhe në disa vende që nuk e njohin Kosovën.

Një nga ekspozitat e Mavriqit supozohej të mbahej edhe në Serbi, por që kjo iu anulua.

-Advertisement-

Për momentin është anulua, sepse nuk kanë shprehë gatishmërinë sidomos në Beograd për të organizuar një ekspozitë të tillë. Edhe pse më ka bërë ftesë një kolegë i nacionalitetit serbë, një djalë shumë i mirë i cili ka thanë mundemi me e bo bashkë, edhe nuk kam pa njëri kaq shumë mbështetës  për Pavarësinë e Kosovës se aj.. Nuk po du me shku si ilegal, po du kur të bëhen kushtet me shku..

Ai dha edhe një ekzkluzivitet në “Podcast me Shkëlzen Dakaj” ku tregoi se ekspozitat e tij të ardhshme i ka në Greqi, dhe Rumani, ku aty do ta përfaqësoje Kosovën, dhe do ta shfaqë punën e tij./GazetaInfokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera