Dita Kombëtare e Çekisë, Kurti: Një nga partnerët tanë më të ngushtë dhe aleat i palëkundur
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 25 October 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Çekisë, në shënim të Ditës Kombëtare të Çekisë.
Si folës kyç, Kurti tha se është kënaqësi e madhe kremtimi i Ditës Kombëtare të Republikës Çeke, vend i cili mbetet një nga partnerët tanë më të ngushtë dhe një aleat i palëkundur i Kosovës.
Mirënjohje shprehu veçanërisht për mbështetjen e Çekisë në përpjekjet e Kosovës drejt rrugës së integrimit euro-atlantik, derisa Republika Çeke këtë vit shënoi dy dekada të anëtarësimit në BE dhe një çerek shekulli në NATO.
“Republika Çeke mbetet një nga partnerët tanë më të ngushtë dhe një aleat i palëkundur i popullit të Kosovës. I vlerësoj thellësisht marrëdhëniet e forta dhe miqësore mes dy vendeve tona. Jam i kënaqur të shoh duke u forcuar gjithnjë e më shumë bashkëpunimi ynë dypalësh dhe shumëpalësh përmes ndërveprimeve të shtuara diplomatike dhe ekonomike, si dhe shkëmbimeve midis njerëzve tanë”, u shpreh kryeministri.
Në fjalën e tij, ai veçoi edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën i cili, pas një periudhe të gjatë, mori epilog përfundimtar dhe pozitiv gjatë Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Një zhvillim tjetër pozitiv gjatë vitit të fundit për sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, kryeministri Kurti e nënvizoi përfaqësimin diplomatik përmes ambasadorëve me të drejta të plota në të dy vendet, gjë që reflekton drejtimin pozitiv në zhvillim të raporteve bilaterale.
Në fund, Kurti përsëriti urimet e tij të përzemërta për prosperitet dhe mirëqenie të vazhdueshme për popullin dhe qeverinë e Republikës Çeke, derisa bëri thirrje për bashkëpunim të mëtutjeshëm për paqe, liri dhe solidaritet.
Të tjera
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...