Lajme

Ushtarët e FSK-së përfundojnë dy kurse ushtarake, njëra për snajper

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 25 October 2024

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se nën Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj ka përfunduar “Kursi i Lartë për Nënoficer” dhe “Kursi i Avancuar për Snajper”.

Sipas njoftimit, Kursi i Lartë për Nënoficer u realizua nga Shkolla e Nënoficerëve në KDS, e cila sipas tyre, realizon shkollimin dhe përgatitjen akademike të nënoficerëve.

“’Kursi i Avancuar për Snajper’ u realizua nga ekipet trajnuese mobile të ushtrisë britanike”, thuhet në njoftimin e FSK-së.Më tej, në njoftim thuhet se FSK-ja po vazhdon të ngritë aftësitë luftarake në të gjitha fushat ushtarake.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera