RrGK shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 24 October 2024
Rrjeti i Grave të Kosovës sërish shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste, ku dje, ditë e mërkurë, njëra prej tyre, sipas kryetarit të Federatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
RrGK thotë se sipas raportimeve, ajo ka pësuar një presion të madh psikologjik dhe po vazhdon edhe sot tretmanin.
“Pavarësisht reagimeve tona të shumta, përfshirë edhe një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit për të trajtuar këtë çështje që për ne është shumë e rëndësishme madje edhe urgjente, ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim, për më tepër, as nuk ka pasur ndonjë reagim institucional”.
“Rrjeti i Grave të Kosovës vazhdon me këmbëngulje të bëjë thirrje për një zgjidhje të MENJËHERSHME, në mënyrë që të mos ketë më situata të tilla ku punëtoret që janë në grevë që 38 ditë, të vuajnë pasoja të rënda”.
“Ne jemi të vetëdijshme se këto punëtore janë të kontraktuara nga një kompani private, por duhet theksuar faktin se ato e ushtrojnë profesionin e tyre brenda Kuvendit të Kosovës, që është institucion shtetëror. Vetë ky institucion ka kontraktuar një kompani private, e cila duket qartë se nuk i trajton punëtoret me dinjitet dhe sipas standardeve të kërkuara. Kjo gjendje është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet më”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për kạnosjen e dëshmitarit Mehmeti
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Bedri Krasniqin nga akuza për kano...
-
Burri rrạh gruan e tij në Ferizaj, arrestohet
Një burrë është arrestuar në Ferizaj pasi që ka rrahuar gruan e tij. Sipas...
-
Vrạu vëllain me thịkë, policia jep detajet e fundit, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku një person vrau vëllain e ...
-
Nesër bëhet varrimi i të riut që humbi jetën në rrethana tragjike, familja ka një kërkesë
Familja Myftari në Prishtinë ka dalë me njoftim për vdekjen e djalit, Auronit...
-
Harris ose Trump: Këto shtete mund të vendosin
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA mund të vendosen në shtatë shtete ...
-
Pejë: Dyshohet se zyrtarit të ShKK-së ia vodhi armën vëllau
Të shtunën në mbrëmje ka ndodhur një rast në fshatin Vitomoricë të Pejës. ...
-
29 aksidente dhe mbi 1 mijë e 400 gjoba për një javë në rajonin e Ferizajt
29 aksidente trafiku kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt gjatë javës së kaluar...
-
Uji ende nuk mund të përdoret për pije, vazhdon të ketë mangan në liqenin e Badocit
Prania e manganit në liqenin e Badocit, është ende e lartë, rrjedhimisht uji ...
-
Shkencëtarët tregojnë skenarin më të keq: Një megatërmet mund të godasë Paqësorin çdo ditë
Telefoni juaj paralajmëron, dridhja fillon dhe lëkundjet intensifikohen. Foto...
-
Izraeli dhe Irani – marrin fund bombardimet?
Regjimi në Teheran përpiqet të minimizojë rëndësinë e sulmeve izraelite. Iran...
-
CNN: Trump bëri plotë 32 pretendime të rreme gjatë intevistës me Joe Rogan
Donald Trump u ul të premten për një intervistë me drejtuesin e famshëm të po...
-
Vëllai dyshohet se theri për vdekje vëllain – krejt çka dihet për ngjarjen tragjike që ndodhi në kryeqytet
Një rast i rëndë ka tronditur kryeqytetin të dielën mbrëma, ku një person dys...